Xhorxh Bush; Firmos për Shqipërinë në NATO
Në orën 17.30, me orën lokale të Uashington DC, në Roz Garden, që me orën shqiptare i bie 23.30, Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, firmosi Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke i dhënë kështu fuqi ligjore këtij dokumenti pas ratifikimit të tij në Senatin amerikan. Po këtë firmë Bushi do ta hedhë dhe në Protokollin e Anëtarësimit të Kroacisë në Aleancë, pasi ashtu si Shqipëria, dhe ky vend e mori ftesën për anëtarësim në të njëjtën ditë në Samitin e Bukureshtit. Një ceremoni e organizuar për herë të parë nga Shtëpia e Bardhë për një ngjarje të tillë i ka dhënë vulën përfundimtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. Presidenti Bush ishte mbështetësi më i flaktë i zgjerimit të ri të kësaj aleance duke bërë lobing në vendet e tjera anëtare për afrimin e ish-vendeve komuniste të Ballkanit në këtë bllok perëndimor të krijuar që më 1949-ën.
Para firmosje, siç u njoftua nga agjenci të huaja prestigjioze, kreu i Shtëpisë së Bardhë u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hup Shefer, në një vizitë të tij të planifikuar më parë për në Uashington, siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të NATO-s. Pas takimeve me Presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së, Shefer mori pjesë në ceremoninë e firmosjes nga Bushi të dy protokolleve të anëtarësimit në Aleancën Atlantike të Veriut.
Në këtë ceremoni kanë pasur fatin të jenë prezentë dhe të përjetojnë emocionet e këtij akti të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe mbështetjen që ai vazhdon të gëzojë nga SHBA-të edhe diplomatë të ambasadës shqiptare në Uashington. Në këtë ceremoni, përveç ambasadorëve të dy vendeve, kishte ligjvënës amerikanë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe atij kroat në Shtetet e Bashkuara. Rruga e Shqipërisë drejt NATO-s mori një kthesë të re dhe të fortë vetëm disa muaj më parë, pikërisht në pranverë të këtij viti në Samitin e Bukureshtit, në Rumani, ku 26 vendet anëtare ngritën dorën pro ftesës për anëtarësim në Aleancë. Që nga ai moment, Tirana zyrtare ka ndjekur një numër procedurash për të plotësuar kushtet teknike të Protokollit, i cili u firmos nga Shefer në korrik, duke u hapur rrugë parlamenteve anëtare të kësaj aleance që ta ratifikojnë.
Sllovakia
Po dje, ka ardhur një mesazh i mirë nga Sllovakia, i cili bëhet i teti vend anëtar i kësaj aleance që ka ratifikuar në Parlamentin e saj Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Siç bëri me dije dje zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme, Sllovakia është vendi i tetë që miraton Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO pas Hungarisë, Letonisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Shqipëria dhe Kroacia kualifikohen për anëtarësim me të drejta të plota në NATO kur të 26 aleatët ratifikojnë protokollin përkatës. Zyrtarët e NATO-s shpresojnë që këto dy vende të jenë në gjendje të marrin pjesë si anëtare me të drejta të plota në takimin e nivelit të lartë vitin e ardhshëm. Vendet e Aleancës kanë vlerësuar në vazhdimësi reformat e bëra nga Shqipëria në përmbushje të standardeve që kërkon NATO-ja, duke shprehur angazhimin për anëtarësimin me të drejta të plota para samitit të prillit të vitit të ardhshëm.