Basha: Angazhim për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria është e angazhuar në bisedimet me Bashkimin Evropian për heqjen e regjimit të vizave në hapësirën e vendeve Shengen.
Duke folur në konferencën e ambasadorëve shqiptarë në Botë, ministri theksoi se diplomacia shqiptare ka përjetuar aktivitete të ngjeshura gjatë këtij viti.
“Kuvendi” i diplomatëve është një ngjarje tashmë që ka hyrë në traditën e shtetit shqiptar prej vitesh.
Një ditë më parë kryeministri Sali Berisha u kërkoi ambasadorëve një ndryshim rrënjësor të punës së diplomacisë shqiptare, duke theksuar se “diplomacia ekonomike duhet të jetë përparësi në punën e tyre”.