Emigrimi në Greqi, ja rrugët e klandestineve

Fluksi i madh i levizjes ka rene por levizja vazhdon ende ne disa zona ne kufi te cilat jane prane qyteteve apo fshatrave greke.
Kufiri i Qafe-Botes ne Sarande eshte nje rrugekalimi i preferuar. Shtigjet prane pikes doganore te Kakavijes synohen shpesh edhe pse policia ne kete zone ka arrestuar shume persona qe merren me trafikun e klandestineve.
“Policia e Gjirokastres ka shkaterruar grupe te mirefillta dhe ka arrestuar 34 persona”, u shpreh Gentian Mullai, shef i Marredhenieve me Publikun ne kete qytet.
"Shtegu i Refugjateve" eshte nje nga linjat e shumta klandestine te kufirit te gjelber ne zonen e Devollit, qe perdoret per te kaluar ne fshtrat me te aferta greke.
Kjo eshte nje nga rruget me te shkurtra ndersa shume emigrante te paligjshem detyrohen te ecin per dite te tera deri ne destinacion. Me mjete te policise greke dhe shpesh me autobuze emigrantet e kapur ne thellesi te toke sgreke sillen cdo dite ne kufirin me Kapshticen
Ne nje vit policia greke kthen 34 mije klandestine. Nga ana e pales shqiptare jane shkaterruar ne kete zone 5 rrjete te mireorganizuara te trafikut klandestine me 47 te arrestuar, ndersa ne prangat e policise kane rene 130 persona, mes te cileve edhe strehues transportues dhe udherrefyes.
Zonat me te nxehta te trafikut dhe kalimit te paligjshem jane Kapshtica, Treni, Poncara, Tresteniku, Mirasi, Vidohova, ne nje vije kufitare prej 35 kilimetrash.
Zona e Malit te Gramozit, por edhe prane pikes doganore te Tre Urave tentohen kalimi i kufirit ne kembe nga ana e klandestineve.