E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Basha", Apeli merr në dorë ankimin e Prokurorisë

 

TIRANE - Gjykata e Apelit merr në dorë ankimin e Prokurorisë kundër ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Megjithëse ishte apeluar që më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar, një ditë para skadimit të afatit të ankimit, kërkesa e Prokurorisë, së bashku me dosjen gjyqësore është dërguar në Gjykatën e Apelit vetëm pak ditë më parë, ndërsa është regjistruar dje për shkak të procedurave të fillim vitit që kanë të bëjnë me mbartjen dhe rinumërimin e çështjeve në gjykim. Vendimi, kundër Prokurorisë së Përgjithshme u shpall më 15 dhjetor nga gjykatësja kryeqytetase Fatmira Hajdari, e cila pranoi ankesën e ministrit Basha për pavlefshmëri të fletëthirrjes në organin e akuzës dhe njohja me kërkesën për gjykim të çështjes "Durrës-Kukës". Pranimi i kërkesës së ministrit nga togat e zeza, solli reagimin e ashpër të prokurorit të çështjes, i cili iu drejtua Shkallës së Dytë ku kërkon prishjen e vendimit të Faktit dhe rrëzimin e ankimit të ministrit Basha. Burime nga Apeli pohojnë se paraditen e të hënës dosja "Basha", pritet t'i nënshtrohet procedurave të shortit elektronik të institucionit për të përcaktuar tre gjykatësit që do e shqyrtojnë atë, të cilët sipas ligjit duhet ta gjykojnë atë brenda 10 ditësh. Ndërkohë, në Gjykatën e Lartë ndodhet dosja për rrugën "Durrës-Kukës", ku ministri i Jashtëm akuzohet të ketë kryer abuzime gjatë kohës, që ka drejtuar Ministrinë e Transporteve.                                                                             fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›