Drejt një kapitalizmi të ri?
Adrian CIVICI
Në kulmin e shqetësimeve për përmasat dhe efektet e krizës ekonomiko-financiare aktuale, në valën e një sërë reformash e ndërhyrjesh energjike për përballimin e saj, në horizont duket se po profilizohet dhe një debat tjetër fondamental. Vendet më të zhvilluara të botës, por njëkohësisht dhe më të prekurat, po kërkojnë të diskutojnë thelbin e problemit: cili është fajtori kryesor për situatën dramatike të krijuar në ekonomitë dhe financat e SHBA, Evropës, Azisë etj.? Dhe mbi të gjitha ...cilat janë garancitë se pas daljes nga kjo krizë globale nuk do të kemi përsëri një rishfaqje të saj pas disa vitesh? Të gjithë i kanë sytë drejt një emri të vetëm: Kapitalizmit! Por jo për ta vënë thjesht në bankën e të akuzuarve, apo për ta dënuar si fajtorin kryesor. Përkundrazi, për ta kuptuar se çfarë nuk u bë si duhet e sa duhet, apo akoma më keq, çfarë u devijua me qëllim spekulativ, duke e shpërfytyruar imazhin, aftësitë për eficencë dhe potencialet kolosale të këtij sistemi? Kriza e viteve 1929-‘33 provokoi të njëjtën situatë reflektimi dhe nevoje për të ndryshuar e modernizuar funksionimin dhe instrumentet e kapitalizmit.
Keyenes-ianizmi i pas-Luftës së Dytë Botërore, monetarizmi i Fridman-it në vitet ‘80-të, politikat e axhustimit strukturor, sistemi i Bretton Woods-it, platforma dhe veprimi i FMN-së si survejues dhe certifikues i financave botërore, roli i Bankës Botërore në nxitjen e zhvillimit ekonomik apo i OBT-së në liberalizimin e tregtisë botërore, Reganizmi e Thetcher-izmi, ishin disa nga përgjigjet adekuate në reformimin apo modernizimin e kapitalizmit “post-1929-‘33" e deri në fillim të shek. XXI-të. Kriza aktuale me sa duket kërkon të njëjtën gjë: reformimin e ri të tij. Shekulli i XXI-të i gjykuar në kontekstin e zgjerimit kolosal të fenomenit të globalizimit kërkon kapitalizmin e tij, duke mos pranuar të trashëgojë në mënyrë mekanike e të ngurtë kapitalizmin e shekullit të kaluar. Dhe ekonomistët, financierët, bankieret, politikanët e akademikët duket se janë vënë seriozisht në kërkim të tij. Takimi i 2 prillit të ardhshëm i vendeve më të zhvilluara të botës në kuadrin e G20 në Londër, pritet të jetë momenti i marrjes së vendimeve të mëdha për “rithemelimin dhe riformatimin e kapitalizmit”. Për momentin duket sikur në krye të kësaj kryqëzate reformuese janë vendet e BE-së të tilla si Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Holanda etj., të mbështetura fuqimisht në filozofinë e tyre reformuese nga Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Barack Obama, nga Kanadaja, India, Brazili, Australia etj.
Këtij qëllimi madhor i shërbeu dhe takimi i djeshëm i nivelit të lartë në Paris i zhvilluar nën siglën “Botë e re – kapitalizëm i ri”, në të cilin merrnin pjesë personalitete politike e akademike nga më të lartat, të tillë si Presidenti francez Sarkozy, Kancelaria gjermane Merkel, Tony Blair, Michel Rocard, tre mbajtës të çmimit Nobel në ekonomi, përfaqësues të administratës së lartë Obama, ministra, bankierë etj. Në mënyrë mjaft lakonike, thelbi i diskutimeve dhe propozimeve u përmblodh në shprehjen se “nuk bëhej absolutisht fjalë që bashkë me ujin e ndotur të hidhej përjashta edhe fëmija”, që do të thotë se nuk diskutohet “që të bihet në pozita antikapitalizëm e antiglobalizëm, por që të gjenden rrugë e mundësi për moralizimin e kapitalizmit”, për një kapitalizëm në shërbim të zhvillimit social dhe jo një kapitalizëm që si objektiv të vetëm ka vetëm fitimin me çdo çmim. Sipas Presidentit francez Sarkozy, “ne duhet t’i rikthehemi vlerave bazë të kapitalizmit, vlerave të punës, shpirtit të sipërmarrjes” dhe fitimit të ndershëm, në kundërshtim me tiparet e një kapitalizmi financiar “të papërgjegjshëm, në të cilin paraja shkon te paraja” dhe nuk pyet për asgjë tjetër. Angela Merkel e çon akoma më tej reagimin ndaj domosdoshmërisë së ndryshimit të kapitalizmit, që mbështetet vetëm tek tregjet financiare, duke nënvizuar faktin se “ne nuk mund të pranojmë që kur rreziku i tanishëm të kalojë dhe gjithçka të stabilizohet, tregjet financiare të na thonë neve: na lini të qetë tani, ne do të funksionojmë shumë mirë në të ardhmen”. Paralajmërimi tjetër vjen në sensin se si duhet të shpërndahen disidentet e bankave në të ardhmen. Sarkozy nënvizon se “ne kemi mobilizuar shumë para publike për të ndihmuar bankat... dhe ndarja e fitimeve të tyre nuk mund të bëhet duke kompensuar vetëm aksionarët, ndërkohë që janë kontribuuesit ata po e shpëtojnë sistemin. Nga ana e tij, ish-kryeministri britanik Tony Blair shkon akoma më tej duke sugjeruar domosdoshmërinë e “reformimit të institucioneve ndërkombëtare, të cilat datojnë që nga mesi i shekullit të XX-të, ndërkohë që duhet të shpëtojnë ekonominë e shekullit të XXI-të”. Ndoshta ka ardhur koha që në OKB, krahas “Këshillit të Sigurimit, të krijohet dhe një Këshill ekonomik me të njëjtën fuqi e pushtet vendimmarrje”, shtron pyetjen Angela Merkel. Kapitalizmi duhet rregulluar, kontrolluar e orientuar në nivel botëror, ndërkohë që po kërkohet një “ekuilibër i ri” në raportet ndërmjet tregut dhe shtetit në ekonomi. Liberalizmi absolut në emër të fuqive dhe aftësive vetërregulluese të tregut në kurriz të një prezence publike me një rol krejtësisht të papërfillshëm në ekonomi, duket se nuk do pranohet më si rregull absolut i kapitalizmit. Në këndvështrimin e institucioneve publike rregullatore, Shteti mund të jetë “i vogël”, por ai duhet të jetë efikas dhe prezent në garantimin e transparencës së tregjeve, në politikat rrishpërndarëse dhe alokimin e kapitaleve dhe financimeve në interes sa më të gjerë publik. Të gjithë janë dakord se liberalizmi ekonomik është forcë e padiskutueshme efikasiteti, por njëkohësisht të gjithë po kërkojnë një mënyrë sa më efektive për “ta moralizuar e humanizuar” sa më shumë kapitalizmin liberal.
Pikëpyetja më e madhe duket se mbetet qëndrimi i qartë amerikan ndaj këtyre përpjekjeve për reformimin e kapitalizmit. Por, Presidenti Obama duket se është në të njëjtën linjë kur thekson se “Wall Street-i nuk funksionoi si duhet, se sistemi jonë rregullativ nuk bëri atë që duhet të bënte... duhet bërë një reformë e rëndësishme... ne duhet të gjejmë një mënyrë më efektive për sistemin tonë rregullativ, një mënyrë më të qartë survejimi dhe më shumë transparencë”. Edhe Barack Obama në disa nga fjalimet e tij të fushatës elektorale nuancoi qartë diferencën ndërmjet “kapitalizmit të mirë e etik” që mbështetej në zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes, iniciativës private e fitimit të ndershëm e normal, dhe kapitalizmit spekulativ financiar që shkatërronte ekonominë, financat dhe shoqërinë në emër të fitimeve kolosale personale. Kapitalizmi i shekullit të XXI-të duhet të jetë në gjendje ta ndalojë përsëritjen e një fenomeni të tillë që na shkaktoi këtë krizë të tmerrshme, nënvizon Obama.
Armiku kryesor i të gjithëve duket se është “status quo”-ja aktuale, d.m.th, reduktimi i përpjekjeve vetëm për eliminimin e krizës dhe vazhdimi me të njëjtin model si më parë. Këtë radhë, në syrin e ciklonit duket se po vihet dollari dhe roli i tij i deritashëm. Sipas shumë ekspertëve ekonomikë e financiarë, “që nga marrëveshja e Bretton Woods-it e deri më sot, bota është zotëruar vetëm nga një monedhë, dollari, që duhet pranuar se ishte pikërisht kjo monedhë që ndërtoi prosperitetin e botës. Por, në 2009, ka edhe shumë monedha të tjera që mund të luajnë një rol të tillë pozitiv, prandaj duhet të diskutojmë shumë më gjerë e me të gjithë se si mund të mbrohen interesat e shumë vendeve e popujve njëherësh”. Për Nicolas Sarkozy, “nuk mund të jetë vetëm një vend që ju shpjegon të tjerëve... nuk mund të ketë më një model të vetëm” kapitalizmi që duhet të imponohet e servilet si i vetmi dhe më eficenti. Këtij qëndrimi i bashkëngjitet dhe Kancelarja gjermane Merkel, duke theksuar se “Europa nuk ka shumë kohë për të pritur që SHBA të jetë dakord me vlerësimin e nevojës së reformimit thelbësor të kapitalizmit financiar... ne kemi të gjitha arsyet që të besojmë tek presidenti Obama, sepse ai u zgjodh pikërisht për të bërë ndryshimin duke e pasur plotësisht vullnetin për të rindërtuar një kapitalizëm të ri”. Motoja e këtyre ndryshimeve të pritshme të modelit të kapitalizmit duket se përmblidhet në fjalët “treg, etikë, zhvillim, rregullim”.