E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS proteste ne kater qarqe. Tirana demonstrate larg kryeministrise

Opozita proteston ditën e sotme në katër qarqe të vendit, Tiranë, Vlorë, Korcë dhe Lezhë. Protestat do të jenë në të njëjtën orë, 14:00, ndërsa mësohet se kreu i socialistëve, Edi Rama, do të jetë në Vlorë. Deputetët e majtë do të jenë të shpërndarë në të katër qarqet. Ndërkaq, ndryshon edhe intinerari i marshimit në kryeqytet.

Protestuesit nuk do të mblidhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ por pranë muzeut kombëtar. Grumbullim i tyre do të bëhet nga pesë pika të ndryshe në Tiranë, stadiumi “Dinamo”, farmacia 10, Zogu Zi, 21 dhjetori, dhe Zogu i Parë. Të premten e ardhshme protestat e opozitës do të vijojnë në qarqet e tjera. Në 20 shkurt është parashikuar mbajtja e nje proteste te madhe ne Tiranë, pikërisht në ditën që në kalendarin historik shqiptar është e shënuar si dita e demokracisë.

Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e premte , 04 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›