Dobjani:Mbështesim Akademinë "Marubi"

Avokati i Popullit, Emir Dobjani i ftuar në Ora News në lidhje me konfliktin Marubi-polici deklaroi se institucioni i Avokatit të Popullit është në mbështetje të kësaj akademie."Avokati i Popullit është në mbrojtje të çëshjes së zotit Çashku",deklaroi Dobjani.Sipas tij, situata në Akademinë "Marubi" është tepër e tensionuar."Pasi jam njoftuar ditën e shtunë nga Çashku kam dërguar tre ekspertë në akademi dhe mësova se situta ishte e tensionuar sepse kishte pasur konrontim fizik mes drejtuesve dhe policisë". Avokati i Popullit Dobjani deklaroi se beson deklaratën e rektorit Kujtim Çashku sipas të cilit në ditën e parë të konfrontimit mes policisë dhe drejtuesve të akademisë, ndaj tij është përdorur dhunë dhe ai ka marrë edhe mjekime. "Mund të them se besoj fjalën e Kujtim Çashkut se ndaj tij është përdorur dhunë", theksoi Dobjani. Avokati i Popullit bëri me dije se në ndjekje të kësaj çështje ka kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe i ka kërkuar që deri ditën e hënë mos bëhet asnjë veprim në këtë Akademi. "Ka mangësi në gent planin e ndërtesës së Akademisë, ndaj u sugjerua të mos ndërhynte Policia e Shtetit. Është e domosdoshme që kjo çështje të mos zgjidhet nga forcat e policisë por të trajtohet në Gjykatë si një konflikt mes dy subjeketeve civile", tha ai. Avokati deklaroi se "Rekomadimin tonë ja kemi dërguar organeve të policisë, por pavarësisht tratativave nga institucioni i Avokatit të Popullit, përsëri konflikti bëri që Çashku e disa stundentë të mbaheshin në komisariat". Emir Dobjani nënvizoi se "Aktiviteti që ka Akademia "Marubi" ka të drejtë që të shfrytëzojë më shumë hapësirë nga sa ka marrë në fillim".Sipas Avokatit ka një shkelje tjetër nga policia dhe Alba Filmi. "Ka një shkelje të lirisë akademike sepse në bazë të ligjit nuk lejohet hyrja e policisë brenda në akademi pa një leje të rektorit të universitetit".