Basha: Asnje cep i Tiranes nuk mbetet jashte vemendjes sone
Perfundon rroga pergjate shinave te trenit ne Laprake, si nje nga rruget me problematike ne ate zone. Segmenti me gjatesi 940 metra, eshte nje investim prej 500 milione lekesh dhe punimet e se ciles jane inauguruar dje. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i shoqeruar nga deputeti i zones, njeheresh Minister i Kultures, Aldo Bumci, dhe Kryetari i Njesise Bashkiake numer 11, Haki Mustafa, ishin te pranishem ne ceremonine e perfundimit te rikonstruksionit te kesaj rruge. Sipas Kryetarit te Bashkise, Lulzim Basha, ky investim dhe te tjera qe kane nisur me buxhetin e Bashkise se Tiranes, deshmojne vemendjen ndaj kesaj zone te lene pas dore dhe ne harrese, per nje kohe te gjate. "Pikerisht ketu ku ndodhemi ne, Plani i ri Urbanistik i Tiranes, i cili do te vije per konsultim prane gjithe qytetareve, para se te marre formen e tij te prere parashikon kalimin e nje prej projekteve strategjike, nje prej linjave te tramit te Tiranes, pra zevendesimin e kesaj linje te vjeter hekurudhore, me linjen moderne te tramit te Tiranes", - tha Basha. Por, para se ky projekt te filloje te marre forme, e gjithe kjo zone do t'i nenshtrohet investimeve te tjera te medha, sipas kryebashkiakut te Tiranes. Ai tha se blloku ketu ne te majte, eshte parashikuar ne buxhetin e Bashkise per kete vit per rikualifikim urban, qe do te thote nje nderhyrje intensive ne te gjithe parametrat e zones: ujesjelles, kanalizime, ndricim, rruge, trotuare, gjelberim etj. "Rruga do te vazhdoje edhe ne drejtimin tjeter, nderkohe qe per Lapraken, Njesine vendore nr. 11 jane parashikuar edhe dy investime ne sistemin e ujesjelles - kanalizimeve, dy investime te tjera ne segmente rrugore, si dhe 6 investime ne objekte arsimore dhe paraarsimore, perkatesisht dy cerdhe, dy kopshte dhe dy shkolla", - u shpreh Kreu i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Kryetari i Bashkise, Lulzim Basha, ka shprehur angazhimin e tij, qe zhvillimi i qytetit te nise nga pragu i deres se qytetarit. Kryebashkiaku theksoi se ndryshimi nuk mund te vije brenda dites, por ne bashkepunim me qytetaret do te zbatohen projektet e parashikuara, te cilat do te permiresojne jeten e cdo qytetari. "Vemendja qe ne i rikthejme kesaj zone te qytetit, ka te beje me perqasjen e re qe Bashkia e Tiranes e ka bere realitet, kudo ku shtrihet qyteti, pertej pragut te deres se qytetarit, do te kete cilesi te larte jetese per banoret. Keto jane konceptet e nje Tirane moderne dhe europiane. Tirana moderne dhe europiane as fillon dhe as mbaron me qendren, por shtrihet kudo ku qyteti ekziston, bashke me problemet dhe sfidat e veta", - theksoi Kryebashkiaku Lulzim Basha.
Investimet
Ne njesine nr. 11 jane parashikuar edhe dy investime ne sistemin e ujesjelles - kanalizimeve, dy investime te tjera ne segmente rrugore, si dhe 6 investime ne objekte arsimore dhe paraarsimore, perkatesisht dy cerdhe, dy kopshte dhe dy shkolla.
Bumci: Periferia, ne vemendje te bashkise
Aldo Bumci, i cili ishte i pranishem ne cilesine e deputetit te zones shprehu entuziazmin per kete investim. "Ketu jemi ne periferi te Tiranes, me vjen shume mire qe pas nje kohe shume te gjate, jo vetem kjo zone, Koder-Kamza dhe zona te tjera kane uje te pijshem, po vazhdohet me investime ne ujin e pijshem, investime ne infrastrukture dhe genplanet per shkollat, keshtu qe periferia tashme nuk eshte me periferi, ne sensin e lenies pas dore, por eshte ne qender te vemendjes se Bashkise", - tha Bumci. Ai theksoi se brenda vitit te pare, bashkia ka bere investime ne ujesjelles, infrastrukture, ne menyre qe keta qytetare, te ndihen te barabarte me te gjithe te tjeret.