BB: Reformat e qeverise ndaj biznesit, nje histori suksesi Eglantina Nasi
Reformat ekonomike te ndermarra nga shteti shqiptar ne ndihme te biznesit vendas jane nje histori suksesi. Ky ka qene vleresimi i bere nga drejtoresha e Bankes Boterore per Europen Jug-Lindore, Jane Armitage, mbi nismat pro-biznes te qeverise shqiptare. Gjate nje takimi me ministrin e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Edmond Haxhinasto, perfaqesuesja e larte e BB-se mbeshteti ne teresi, reformat e kryera ne vendin tone, ne sherbim te aktivitetit sipermarres. Kurse, nga ana e tij, Haxhinasto e falenderoi ate per mbeshtetjen e madhe qe institucioni i Bankes Boterore ka dhene gjate gjithe ketyre viteve per zhvillimin ekonomik te Shqiperise. Me tej, ai theksoi edhe rendesine e vazhdimit te projekteve ne fushen energjetike. Konkretisht, ai permendi investimet e bera nga BB-ja per Sigurine e Digave, apo ne investimin e kryer ne Termocentralin e Vlores, i cili ka nje rendesi te vecante per gjenerimin e energjise elektrike ne vend. Duke shprehur vendosmerine qe ky investim te perfundoje dhe te jape frytet e parashikuara. "Thithja e investimeve te huaja ne Shqiperi dhe permiresimi i klimes se biznesit, jane nga prioritetet kryesore tonat", - beri me dije ministri Haxhinasto. Ndersa ka marre nga perfaqesuesja Armitage, garancine se Banka Boterore do te jete nje mbeshtetese per reformat ne ekonomi dhe fushen energjetike ne vecanti. Vetem nje muaj me pare, nje garanci te tille, autoriteteve te larta shqiptare, mes tyre edhe Kryeministrit Berisha, do t'ua jepte vete Tomasz Telma, Drejtori i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore. "Ne do te vazhdojme perkushtimin per te rritur dhe terhequr sa me shume investimet e huaja", - mesohet te jete shprehur ai. Nderkaq, te dhenat tregojne se institucioni i njohur financiar nderkombetar ka akorduar plot 10.47 miliarde dollare fonde ndihme per qeverite e vendeve ne zhvillim te Europes dhe Azise Qendrore per vitin fiskal 2012. Mes tyre edhe Shqiperia, keto vende jane mbeshtetur ne kete menyre prej institucionit te rendesishem financiar per te shmangur efektet negative te krizes ekonomike globale. E pikerisht, ne nje situate te tille, Banka Boterore po i mbeshtet te tilla vende per te forcuar strukturat e tyre ekonomike, te goditura nga efektet negative te krizes financiare.