Basha: BE vlerësoi progresin për vizat
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, theksoi dje se Këshilli i Ministrave të BE-së hodhi një hap të rëndësishëm drejt mbylljes së procesit të liberalizimit të vizave me Ballkanin Perëndimor. “Këshilli përshëndeti progresin e qartë të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në realizimin e standardeve të përcaktuara në udhërrëfyesit mbi liberalizimin e vizave dhe inkurajoi Komisionin Evropian që të paraqesë sa më parë një propozim, me qëllim që në rastin më të mirë, deri nga fundi i vitit 2009 të realizohet një regjim pa viza me ato vende që do të kenë plotësuar të gjitha standardet”, tha Basha gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, “për shqiptarët anembanë vendit dhe të afërmit tanë në emigracion, që mezi presin rënien e murit të fundit ndarës me Evropën, ky është një lajm i shumëpritur dhe një ëndërr që po bëhet realitet”.