E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brus Uillis, muaj mjalti seksi me bashkëshorten Ema Heming



Një dhuratë martese shumë speciale. Bëhet fjalë pikërisht për aktorin Brus Uillis (54 vjeç) dhe bashkëshorten Ema Heming (32 vjeçe), modele e veshjeve të brendshme intime, të cilët kanë realizuar një seri fotografish seksi për revistën “W”. Tashmë duken të largëta momentet e errëta për Brus: “Dhjetë vitet e fundit i kam kaluar vetëm dhe isha shumë i palumtur. Ndihesha keq dhe asnjë vajzë nuk mund t’u jepte përgjigje pyetjeve të mia. Falë Emës i kalova të gjitha dhe ndihem mjaft i lumtur”. NË intervistën për revistën “W” Brus Uillis shpjegon mënyrën sesi arriti të kishte një raport normal me ish-bashkëshorten Demi Mur pas divorcit: “Në radhë të parë janë fëmijët tanë dhe jemi shumë me fat, sepse kur mblidhemi të gjithë, përfshirë edhe Ashton Kutçerin, argëtohemi shumë. E dua shumë Demin dhe dhe e respektoj për mënyrën sesi po e përjeton situatën sentimentale dhe karrierën”. Titulli i shërbimit fotografik është “Honeymoon Hotel” dhe çifti është i lumtur që u realizua kaq mirë.

17 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›