E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria dështoi me liberalizimin e vizave

 

PS akuzoi dje qeverinë se dështoi në liberalizimin e vizave me BE-në. Përfaqësuesja e PS-së, Elisa Spiropali deklaroi se kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë në 28 qershor, ndërsa shtoi se qeveria socialiste do të liberalizojë vizat që në vitin e parë të mandatit. “Berisha dështoi me vizat dhe Bashkimi Evropian i vuri vizën Shqipërisë për shkak të Berishës, që na la jashtë paketës së fundit të liberalizimit ku hyri dhe Serbia. Pas kësaj ne do ta kemi po aq të vështirë të hyjmë në Maqedoni sa ç’e kemi sot të shkojmë në Itali e Greqi. Ky dështim i turpshëm duhet dënuar me votë” theksoi Spiropali, ndërsa shtoi se qeveria socialiste do të liberalizojë vizat që në vitin e parë të mandatit. “Edi Rama e Partia Socialiste angazhohen që vitin e ardhshëm t’i heqin kufijtë me BE për të gjithë shqiptarët, të cilët meritojnë më shumë se një kryeministër gënjeshtar dhe një ministër të jashtëm papagall të kryeministrit”, deklaroi dje Spiropali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›