Megan Foks: “Dashuroj Anxhelina Zholinë”
Megan Foks është një nga aktoret më seksi të kinematografisë ndërkombëtare dhe prej pak kohësh është sërish vetëm. Ajo është ndarë nga i dashuri Brajan Austin Grin, i cili ka interpretuar në seritë kult të viteve ‘90 “Beverly Hills 90210”. Kush mendon se aktorja është në kërkim të një të dashuri të ri duhet të bindet se dëshirat e saj janë vërtet të çuditshme. Interpretuesja e “Transformers” ëndërron të ketë një të dashur të klasit të lartë si Anxhelina Zholi dhe mendon se nëse do të ishte me partneren e Bred Pitit mund t’i zgjidhte problemet e saj menjëherë. “Çdo herë që një lidhje përfundon i them vetes: Nëse do të mundja të rrija me Anxhelinën do të isha vërtet e lumtur. E dashuroj Anxhelina Zholinë. Është një person i admirueshëm dhe mund të të përmirësojë në çdo aspekt. Është aktorja ime e preferuar. MË pëlqen sinqeriteti i saj dhe ndiej se nuk ka frikë të jetë vetvetja”. Pavarësisht interesit për bukuroshen Lara Kroft, Megan pranon se nuk ka dëshirë të ketë miqësi me aktore të tjera të Hollivudit: “Nuk i frekuentoj koleget e mia. Në të vërtetë kam vetëm një mike të mirë me të cilën jam rritur. Shumica e miqve të mi janë meshkuj pasi edhe vetë jam si mashkull në karakter”.
17 Qershor 2009