E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, merr hak për të atin, ekzekuton 45-vjecarin e sapoliruar nga burgu

ELBASAN- Një 45-vjecar është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që nga të shtënat është plagosur aksidentalisht dhe një kalimtare.

Ngjarja sipas policisë dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje. Viktima është identifikuar si Hiqmet Pasha. Sipas policisë viktima ka qenë i dënuar për vrasjen e babait të autorit në 1997, me 17 vite burg, ndërsa ka përfituar ulje të dënimit me dy vjet në sajë të amnistisë.

Mësohet se 45-vjecari ishte liruar vetëm disa javë më parë. Autori i kësaj vrasjeje është identifikuar si Festim Korra, i cili ka qëlluar nga një automjet tip benz me targa angleze ‘KJ 53 LUD’. Ndërkohë, policia ka gjetur të braktisur automjetin me te cilin autorit ka kryer dhe krimin, në afërsi të ish-kombinatin metalurgjik. Ndërkohë kalimtarja, që ka mbetur e plagosur Lindita Çalladej, ka marre një plumb në krah dhe është jashtë rrezikut për jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›