E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi Shtrati i lumenjve te mos shfrytezohet deri ne fund te qershorit

Me vendim të Këshillit të Kombëtar të Ujërave, shtrati i lumenjve nuk duhet të shfrytëzohet nga firmat e inerteve nga data 1 e muajit aktual, deri në fund të muajit qershor të vitit pasardhës.

Penalizimi për firmat të cilat shkelin ligjin, shkon deri në 2 milionë lekë të reja.

Kreu i Inspektoriatit Mjedisor, Ilir Bala, sqaron për “ABC News” se vendimi i fundit ndalon dhënien e lejeve mjedisore të shfrytëzimit, gjithashtu ndalon rinovimin e atyre ekzistente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›