E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Bashkia, përgjegjësi të plotë për akses më të madh të librit në Tiranë

12-12-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë merr pjesë në inaugurimin e bibliotekës së Shkollës në Universitetin Amerikan të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të bibliotekës së Shkollës në Universitetin Amerikan të Tiranës. Kjo bibliotekë ka një fond prej 50 mijë librash, duke qenë kështu biblioteka universitare më e madhe në vendin tonë dhe ndër më të mëdhatë e këtij lloji në rajon. Brenda janarit kësaj biblioteke do t’i shtohet dhe një kontigjent tjetër me 25 mijë libra. I gjithë ky fond është dhuratë e organizatës amerikane “International Book Project” me mbështetjen e USAID. Ky universitet i ka dhuruar Bashkisë së Tiranës në mbështetje të projektit të kryetarit të Bashkisë për ngritjen e një biblioteke bashkiake, një fond prej 3 mijë librash. Kryetari i Bashki së Tiranës Lulzim Basha tha se “kjo bibliotekë eshtë dëshmia më e qartë e ritmeve me të cilat bota universitare dhe shoqëria shqiptare po ecen  drejt objektivave që i kemi vënë vetes, si një shoqëri e gatshme, e denjë dhe me energji e potencial të plotë, për të realizuar integrimin europian, në çdo dimension të tij”.
Zoti Basha, duke sjellë në vëmendje angazhimin e tij gjatë fushatës për ngritjen e një biblioteke bashkiake tha se :“Bashkia do të marrë përgjegjësi të plota, për një akses sa më të madh dhe më të pasur ndaj librit në qytetin e Tiranës, por Bashkia nuk mund të anashkalojë, as të mbyllë sytë apo të tregohet indiferente ndaj energjisë së jashtëzakonshme që përfaqëson bota universitare në Tiranë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›