Basha: Bizneset e reja me 50 punonjës, pa taksa për 4 vjet
Çdo biznes i ri me mbi 50 punonjës nuk do paguajë taksat lokale për 4 vjet. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në hapjen e një biznesi të ri tele-marketingu në Tiranë, i cili do të punësojë 100 të rinj e të reja. Kryetari i Bashkisë shprehu kenaqësinë e nisjes së punës së kësaj kompanie, pasi jo vetem është shenjë e interesit që investitorë të huaj kanë për Shqipërinë, por edhe një mundësi punësimi për të rinjtë. Duke shprehu vendosmërinë dhe angazhimin për ta bërë Tiranën nga qytet me atraktive për investitorët, Basha lançoi iniciativën më të re e cila shumë shpejt do të zyrtarizohet dhe parashikon përjashtimin nga pagesa e taksave lokale për 4 vite të çdo biznesi të ri që punëson mbi 50 punonjës.“Për të gjitha bizneset që do të punësojnë rishtasi 50 të punësuar apo më shumë, Bashkia e Tiranës do të heqë plotësisht taksat lokale për 4 vjet, sepse siç e thashë, punësimi është qëllimi kryesor i Bashkisë së Tiranës”, - tha Basha. Nga ana e tij, biznesmeni italian Antonio de Ciço tha se investimi në Tiranë mbetet një derë për shumë investitorë nga Italia dhe më gjerë.