E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Brenda 12 muajsh, shqiptaret do levizin pa vize ne vendet "Shengen"

Ministri i Jashtem, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Lulezim Basha deklaroi dje se se shpejti qeveria shqiptare, do beje aplikimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Gjate nje vizite ne komunat Gostin, Klos dhe Mollas te Elbasanit, kreu i diplomacise shqiptare deklaroi se me te njejtin vullnet qe qeveria beri anetaresimin ne NATO, ka vendosur te ece edhe ne rrugen e integrimit ne BE. Ne emer te qeverise ai ka premtuar se brenda nje kohe shume te shkurter, gjate mandatit te dyte qeverises, do te behet i mundur edhe liberalizimi i vizave per te gjithe qytetaret shqiptare. Por njeheresh do te behet dhe aplikimi i Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE. "Se shpejti qeveria shqiptare, kryeministri Sali Berisha do te paraqese personalisht aplikimin per statusin kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Ju them sot, te rinjve dhe gjithe qytetareve, qe brenda 12 muajve, me pasaporte shqiptare, pa vize, do te mund te levizin lirisht neper hapesiren 'Shengen'", deklaroi ministri i Jashtem, Basha ne fjalen e tij perpara banoreve te ketyre komunave. Sipas tij, gjate mandatit te dyte qeveria aktuale do te vazhdoj me te njejtin vrull reformash. Njeheresh Basha ka kembengulur se qeveria do te vazhdoje te beje rritjen e pagave dhe pensioneve per te gjithe qytetaret shqiptare. "Me te njejtin vullnet dhe perkushtim do te vijohet dhe ne kater vitet e ardhshme. Me besimin qe na dhate ne kater vitet qe shkuan, ne dyfishuam pensionet tuaja dhe tani me besimin qe do te na jepni, ne kater vitet qe do te vijne ne do t'i dyfishojme serish pensionet e fshatit, ne mandatin e dyte", deklaroi Basha perpara banoreve te komunave te Elbasanit. Sipas tij, me punet qe ka bere qeveria aktuale ka treguar se e meriton nje mandat te dyte qeverises.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›