Berisha: Prokurorja, e papergjegjshme ndaj ligjit
Kryeministri Berisha e cilesoi dje si te papergjegjshme kryeprokuroren Ina Rama dhe stafin e prokuroreve, te cilet ngriten akuzat ndaj ministrit te Jashtem, Lulezim Basha per shperdorime me ndertimin e rruges Durres-Kukes. Ne konferencen e djeshme per shtyp kryeministri Berisha deklaroi se ishte e papranueshme qe prokuroria te akuzonte nje person te vetem per nje akt kolektiv te marr nga Keshilli i Ministrave. Sipas Berishes, keto sjellje te bera nga ana e Prokurorise se Pergjithshme lidhen me verberine me te cilen eshte gjykuar kjo ceshtje politike. "Kete akt nuk e kane bere as ne diktature, nuk e kane bere as prokuroret e semure psikik, sepse nuk mund te gjykohet akti kolektiv. Por verberia politike e ka shtyre prokurorine te merret me gjykimin e aktit kolektiv. Ministri ka zero pergjegjesi individuale per kete akt. Nje prokuror ose prokurore e papergjegjshme ndaj ligjit dhe detyres, mori persiper, mendoi se mund te gjykonte aktet kolektive, por ato nuk mund te gjykohen nga askush", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se kete gjykim nuk e ka bere asnje diktature dhe kjo lloj fajesie nuk ka ardhur as kur prokuroret kane pasur mangesi mendore. Por kryeministri Berisha, deklaroi se do kjo ceshtje eshte nje shkelje flagrante e te drejtave ne vend dhe nuk mund te lihej me kaq nga ana e mazhorances. Por ai nuk pranoi te fliste ne lidhje me hapat qe do te merrte mazhoranca ne lidhje me kete ceshtje dhe akuzat e saj ndaj prokurorise se Pergjithshme. F.M
Pallatet
Kryeministri Berisha deklaroi dje, se kryetari i bashkise se Tiranes, njekohesisht kreu i PS-se Edi Rama kishte perfituar 60 kate pallatesh, nga ndertimet qe kishte bere ne kryeqytet, i akuzuari kryesor per "Gerdecin" Mihal Delijorgji.
Pallatet
Kryeministri Berisha deklaroi dje, se kryetari i bashkise se Tiranes, njekohesisht kreu i PS-se Edi Rama kishte perfituar 60 kate pallatesh, nga ndertimet qe kishte bere ne kryeqytet, i akuzuari kryesor per "Gerdecin" Mihal Delijorgji.