"Gjate mandatit te dyte, s'do te kete pension nen 100 USD"
Kryeministri Berisha gjate nje vizite ne komunat e Fierit, premtoi se ne mandatin e tij te dyte qeverises, nuk do te kishte pensione nen 100 dollare ne fshat. Duke folur per arritjet e qeverise kryeministri Berisha i ftoi banoret e ketyre komunave te votonin per qeverine aktuale ne zgjedhjet e fundit te qershorit, pasi reformat do te vazhdonin sebashku me rritjen e pensioneve dhe te pagave. Kreu i qeverise deklaroi se mazhoranca kishte dhene prova qe i mbante premtimet e dhena, duke rritur pagat dhe pensionet e shqiptareve 4 here me shume se ne 8 vite para ketij 4-vjecari, te marra se bashku. "Ne qe ju premtuam se do te dyfishonim pensionet tuaja dhe po e bejme kete realitet, ne ju premtojme se mandatin e ardhshem, ne fshatrat e Shqiperise nuk do te kete pension nen 100 dollare", theksoi Berisha perpara banoreve te komunave te Fierit. Po keshtu Berisha deklaroi se gjate mandatit te dyte qeverises, asnje qytetar nuk do te jetonte ne mjerim sepse Shqiperia tashme ishte nje vend me i zhvilluar dhe i rritur ekonomikisht. "Ju garantoj qe Shqiperia i ka te gjitha mundesite, mjetet financiare e te tjera, qe as edhe nje qytetar te mos jetoje mjerimin", deklaroi Berisha. Sipas tij, ishte e udhes qe autoritetet vendore ta ndanin ndihmen ekonomike me drejtesi dhe te kujdeseshin, qe ajo te shkonte tek me nevojtaret.