"Listat e kandidateve, s'jane ne rendin e dites"
Listat e kandidateve te Partise Socialiste nuk jane akoma ne rendin e dites, per kryetarin e kesaj partie. Nderkohe qe afrohemi dites se zgjedhjeve dhe limiteve kohore per paraqitjen e emrave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, selia roze ende nuk ka nje liste zyrtareve te emrave te kandidateve per deputet dhe akoma nuk e ka filluar nje proces te tille. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve mbi ceshtjen e listave, kryetari i Partise Socialiste, Rama, deklaroi se listat e ekipeve, qe do te perfaqesojne PS, dhe qe do te perbejne shumicen e Parlamentit te neserm, jane lista qe sot nuk jane ende ne rendin e dites per te. "Ju them me shume sinqeritet, qe nderkohe per shkak te punes tuaj dhe sigurisht te interesit te dites, qe kane listat e deputeteve, ju vazhdoni te kerkoni te dini lidhur me keto lista. Une jam perdite e me i shqetesuar per listat e borxheve te qytetareve ne dyqanet ku duhet te blejne ushqimin e perditshem", u shpreh Rama. Sipas tij, ai eshte i shqetesuar per listat e borxheve te sipermarrjeve, qe jane gjithmone e me pak oksigjen, per te reaguar ne kushtet e nje krize, qe po prek familjen shqiptare dhe sipermarrjen shqiptare. "Ato do te paraqiten ne kohen dhe vendin e duhur, perpara renies se gongut per fushaten elektorale", sqaroi kryesocialisti, berjen publike te kesaj liste. I pyetur per koalicionin qeverises, ai u shpreh se ky eshte nje aspekt i procesit te pergatitjes se fushates elektorale. "Ky aspekt i formalizimit te koalicionit, qe pas 28 qershorit do te qeverise Shqiperine, eshte pjese e kalendarit tone te punes dhe aktivitetit paraelektoral. Ne kohen e duhur, edhe ne do te bejme formalizimin e koalicionit qeverises", theksoi kreu i PS.