Shalsi: Berisha po balton, njerezit qe duan nje shtepi
Nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi reagoi menjehere ndaj akuzave te bera nga Aldo Bumci, per dhenien e lejeve te ndertimit ne Tirane. Sipas tij, eshte qeverisja demokratike, ajo qe po pengon njerezit e ndershem te marrin nje shtepi apo te kene nje pune. "Sali Berisha, po balton dhe pengon njerezit e thjeshte dhe te ndershem, pronaret dhe sipermarresit, familjaret qe duan nje shtepi", replikoi ne distance Shalsi. Sipas tij, papagallet e Saliut, nuk dine se cfare te thone. "Nje here thone se nuk japim leje. Tani po thone se japim leje ndertimi. Ne u themi, qe ju jeni e shkuara dhe se politika juaj e vjeter, eshte ne ditet e saj te fundit", u shpreh Shalsi. Numri dy i bashkise se kryeqytetit, nuk reagoi ndaj deklaratave te tjera te bera nga Bumci, per ngritjen e nje komisioni hetimor kunder kreut te bashkise per planin urbanistik te kryeqytetit si dhe lejet e ndertimit. Ai u mjaftua ne dhenien e pergjigjes se selia blu, po abuzon ne deklaratat e bera per lejet e ndertimit. Dhe per me teper e akuzon qeverisjen qendrore te djathta, se nuk eshte aspak e qarte ne ate qe thote, jepen apo jo lirshem keto leje. Pasi deri me tani, sipas Shalsit ka dy qendrime te ndryshme, here akuzohet bashkia per bllokim, here akuzohet per dhenie lejesh.