"Pagat e pensionet, dyfish me 1 Maj"
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha njoftoi dje me ane te nje konference per shtyp se, me 1 Maj qeveria do te rriste pagat e uleta dhe te mesme dhe pensionet, ashtu sic kishte vepruar per kater vite me radhe. Sipas Berishes, nga rritja e ketij viti do te perfitojne me shume ashtu si edhe vitet e tjera, rrogat e uleta, te arsimtareve dhe mjekeve. "Ne daten 1 maj, ne perputhje me perllogaritjet qe ne kemi bere, rroga mesatare e punonjesve te administrates ne kater vite rritet me 68%, dyfishohen rrogat e uleta, dyfishohen rrogat e mesuesve, te infermiereve, e mjekeve", deklaroi kryeministri Berisha pasditen e djeshme. Por sipas kreut te ekzekutivit, kete vit duke qene se kriza ekonomike botore ka ndikimin e saj edhe ne Shqiperi, qeveria ka vendosur te mos beje asnje ngritje per pagat e larta. Ne kete menyre sipas kryeministrit Berisha, ulet edhe diferenca mes pagave te larta dhe te uleta ne vend. "Nuk do te rriten rrogat me te larta, domethene rrogat e deputeteve, ministrave, rrogat e zyrtareve me te larte. Kjo behet sepse ne jemi zotuar te ngushtojme diferencen midis rrogave te uleta e te larta. Keshtu zbret ne 1 me 5 diferenca midis rroges maksimale dhe minimale te administrates publike, raport ky teresisht Perendimore qe ka qene 1 me 10, kater vite me pare", theksoi Berisha ne konferencen per shtyp. Duke filluar nga muaji i ardhshem, sipas kreut te qeverise, do te dyfishoheshin pensionet ne fshat dhe do te rriten te gjitha llojet e pensioneve te tjera. "Ne daten 1 Maj dyfishohen pensionet ne fshat. Pra pensionisti qe ka marre 3400 leke, nga 1 Maji do te marre 6800 leke. Pensionet dhe te ardhurat minimale ne qytet jane 11 mije, shkojne rreth 12.2 mije leke. Rritje te ndjeshme pesojne edhe te gjitha llojet e pensioneve te tjera", beri te ditur kryeministri Berisha. Keto rritje, ka kembengulur kreu i ekzekutivit njeheresh dhe kryetar i mazhorances qeverisese, nuk beheshin per arsye elektorale, sepse qeveria e drejtuar prej tij, kishte bere rritje te tilla te medha ne cdo mesviti te mandatit te saj. Nisur nga ky kendveshtrim, kryeministri Berisha deklaroi se, edhe nese ne vend nuk do te mbaheshin zgjedhjet parlamentare, perseri rritja e rrogave dhe pensioneve ishte bere nje tradite per qeverine edhe ajo do te vazhdonte edhe per mandatin e dyte qeverises. Por nga ana tjeter ai refuzoi te pranonte se kjo rritje do te ndikonte negativisht ne situaten ekonomike te vendit. Madje sipas kryeministrit Berisha, kjo rritje e rrogave dhe pensioneve per te gjithe banoret me te ardhura me te pakta ne vend, i jepte pergjigje luftes se qeverise kunder varferise dhe mjerimit te qytetareve te saj. "Me keto rritje, qeveria shqiptare i jep nje pergjigje shume te vendosur mjerimit dhe varferise. Mbi 300 mije familje shqiptare qe jetonin me 1 dollare ne dite per fryme, pas kesaj rritjeje do te kene te ardhura dy here me shume se 4 vite me pare", ka theksuar kryeministri.
Kritikat
Kryeministri Berisha e ka marre vendimin per rritjen e pagave dhe pensioneve, duke pasur kundershtimin e opozites. Por ai ka garantuar se buxheti i shtetit, disponon cdo qindarke per kete rritje te ardhurash.