Lideri socialist: Nuk ka projekt per qeveri hije, ne sirtarin tim
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ndaj publikimit te qeverise hije te kesaj partie, ne mediat e shkruar. Sipas tij, qeverite hije te socialisteve, jane pjese e fantazise se shitesve te gazetave dhe do te vazhdojne te mbeten te tilla. "Nuk ka asnje projekt te tille ne PS dhe as ne sirtarin tim", deklaroi kryetari Rama. Kur mbeten rreth 2 muaj nga hyrja e vendit ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, interesi mediatik per listat e kandidateve apo listat qeverisese, eshte teper i madh. Si te tilla, meqenese nga partite e medha asgje prej tyre nuk eshte publikuar, ne baze te burimeve zyrtare aludohet mbi skema te ndryshme.