Importojme me shume nga Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia
Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia renditen nder vendet, prej te cilave Shqiperia vazhdon qe te importoje me shume prodhime, krahasuar me vendet e tjera. Sipas te dhenave te INSTAT-it, nga Italia gjate ketij muaji eshte importuar nje total mallrash prej 34.5 milione lekesh, nga Greqia 13.9 milione, nga Gjermania 7.2 milione leke. dhe nga Turqia, 6.7 milione lekesh. "Importi i grupit "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit 49.2%, "Prodhime druri dhe letre" u rrit 46.1%, "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u rrit 19.9% etj.", - citon me tej raporti i Institutit te Statistikave qe merr ne analize importet. Duke shtuar gjithashtu edhe faktin se "krahasuar me muajin shkurt 2012, importi i mallrave me akcize ka pasur ulje ne nivelin prej 2.5%".