E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli, ne Serbi: Jeni nder partneret kryesore tregtare te Shqiperise

Serbia eshte nje nder partneret kryesore tregtare te Shqiperise ne kuader te CEFTA-s (organizates se vendeve te rajonit) me afersisht 20% te totalit te shkembimeve tregtare per vitin 2011. Kete fakt, ministri i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatori, Genc Ruli, e ka bere me dije gjate nje takimi qe ka zhvilluar ne Beograd me homologun e tij serb, Dušan Petrovic. Duke shtuar se afersisht 10% e totalit te eksporteve shqiptare ne kuader te Marreveshjes CEFTA destinohet per ne Serbi. "Ndersa afersisht 21% e totalit te importeve ne kuader te kesaj marreveshjeje ne i marrim nga Serbia", - beri me dije Ruli. Te tilla shifra ai i ka permendur, ndersa ka firmosur se bashku me ministrin serb te Bujqesise, nje marreveshje te posacme per bashkepunimin veterinar mes dy vendeve tona. Kjo e fundit, parashikon konkretisht qe "kafshet dhe produktet me origjine shtazore, qe do te vijne nga Serbia per konsum dhe perdorim ne tregjet shqiptare, te jene me te sigurta dhe te kontrolluara". Firmosja e saj, mesohet se eshte bere ne seline e qeverise serbe ne Beograd dhe ne pikat e saj percaktohen shume veprime te ndersjella qe do te ndermarrin te dyja palet. Keshtu, vec parandalimit te perhapjes se semundjeve infektive dhe sigurise se produkteve, parashikohet dhe shkembimi i informacionit midis sherbimeve veterinare per semundjet infektive, per parandalimin dhe masat e kontrollit te ndermarra per mbrojtjen e kafsheve prej tyre, permiresimi i certifikatave veterinare ne gjuhet perkatese, shqip, serbisht dhe anglisht, si dhe bashkepunimi ne fushen e veterinarise dhe te sigurise ushqimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›