E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa ndihme kane marre SME-te?

Kohet e fundit, institucionet vendase, por edhe ato te huaja, kane rritur ndergjegjesimin e tyre per rritjen e mbeshtetjes se kreditimit ndaj bizneseve qe nisin aktivitetin e tyre me hapa te vegjel dhe qe rezultojne te jene ne nivelin SME. Keshtu, mesohet se 200 mije euro ne vit ka qene mbeshtetja financiare vjetore qe kompanite kane perfituar prej kontributit te buxhetit te shtetit. Sic ka bere me dije numri 2 i Ekonomise shqiptare, Eno Bozdo, ky eshte viti i gjashte qe ndermarrjet e vogla dhe te mesme kane perfituar nje ndihme te tille. "Eshte funksionale ende skema financiare grant bazuar ne ndarjen e kostove qe kontribuon ne rritjen e konkurrueshmerise se SME-ve", - beri me dije Bozdo. Duke shtuar gjithashtu se gjate vitit 2011, eshte miratuar krijimi i fondit te inovacionit, per periudhen 2011-2014 me nje vlere prej 40 milione leke, ne forme granti per 3 vite. "Ky fond do te menaxhohet nga BRIC/AIDA dhe do te mbeshtese kompanite qe kane nevoje per vleresimin e kapaciteteve teknologjike", - tha ai.

Por ai ka permendur edhe ndihmen e qeverise italiane per mbeshtetjen financiare te SME-ve per periudhen 2012-2014 ne vlere prej 15 milione euro. Kjo e fundit, njihet si nje kontribuuese ne vite, per zhvillimin e sipermarrjeve te lira private ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›