E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli: Me shume kredi ndaj bizneseve qe nisin aktivitetin

Eglantina Nasi

Ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne Shqiperi, edhe pse zene 99% te numrit te pergjithshem te ndermarrjeve ekzistuese, kreditohen shume pak dhe me veshtiresi nga ana e sektorit bankar. Nje fakt te tille, pervec perfaqesuesve te tyre, e ka bere me dije edhe vete numri 2 i ministrise se Ekonomise, zv.ministri Eno Bozdo. "Konstatohet se nga sistemi bankar, mungojne skemat e financimit per to. Kreditimi nga institucionet jo financiare eshte akoma i ulet", - pohoi ai gjate ceremonise se hapjes se projektit "Plan-biznesi konkurrues". Duke argumentuar se "nga kendveshtrimi i bankave, ndermarrjet e vogla dhe te mesme (te ashtuquajturat SME), konsiderohen si kredimarres me risk te larte. E kjo, per faktin se kane asete te pamjaftueshme dhe kapitalizim te ulet. Por edhe se planet e tyre e te biznesit, nuk jane konkurruese. Pikerisht per nje arsye te tille, Bozdo, tha se qeveria mbeshtet projektin e asistimit te sipermarresve te rinj per te ndermarre hapat e para drejt biznesit te tyre. "Nuk eshte e tepert te theksoj se problemet e financimit te sektorit privat, ne vecanti per SME-te, jane nje nder ceshtjet me thelbesore per zhvillimin e konkurrueshmerine e tyre", - tha mes te tjerash, perfaqesuesi i ministrise se Ekonomise. "Qeveria shqiptare ka qene dhe eshte e interesuar per te rritur lehtesite ne financimin e SME-ve. Duke pasur edhe mbeshtetjen e donatoreve, jane disa marreveshje dhe programe financiare qe jane ne mbeshtetje te zhvillimit te SME-ve ne Shqiperi", - theksoi gjithashtu ai. Nga ana tjeter, ai nuk harroi te permende as peshen qe zene SME-te ne ekonomine shqiptare, duke dashur te argumentoje ne kete menyre se perse paraqitet me kaq rendesi kreditimi i tyre. "Ashtu si edhe ne vete Bashkimin Europian, struktura e ekonomise shqiptare eshte e dominuar plotesisht nga Ndermarrjet e Vogla dhe te Mesme. Pothuajse si ne te njejtat shifra te BE-se, 99% e numrit te pergjithshem te ndermarrjeve ne Shqiperi jane SME", - nenvizoi ai. Duke perfunduar se sektori i SME-ve ka nje kontribut te patjetersueshem ne rritjen ekonomike dhe te punesimit. "Kontributi i SME-ve eshte me shume se 73% ne PBB dhe me shume se 71% ne punesim", - perfundoi Bozdo lidhur me nje fakt te tille. Ndersa ne lidhje me lancimin e plan-biznesit konkurrues ne Shqiperi, ai tha se eshte pjese e projektit Rajonal te OECD-se per konkurrueshmerine, qe ka filluar qe ne prill 2010, me mbeshtetjen financiare te BE-se. "Projekti synon zhvillimin e konkurrences se bizneseve fillestare nepermjet mbeshtetjes per inovacionet dhe zhvillimin e kapitalit njerezor. Ky projekt financohet nga Komisioni Europian dhe do te jete ne mbeshtetje te bizneseve fillestare qe premtojne rrugen e suksesit. Ne kontekstin e inovacionit, ky projekt synon te mbeshtese cdo ide inovative per zhvillimin e produktit, te proceseve, marketingut dhe menaxhimit", - sqaroi Bozdo lidhur me nje fakt te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›