E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Brenda prillit të ardhshëm, pa viza me vendet e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Luzim Basha, theksoi në takimin e organizuar me banorë të komunës Shezë, të Peqinit, se brenda prillit të ardhshëm shqiptarët do të lëvizin pa viza në BE.


“Në katër vitet e ardhshme, ne do të bëjmë një progres galopant drejt ëndrrës tjetër të shqiptarëve, anëtarësimit në Bashkimin Europian", tha z. Basha në këtë takim paraelektoral me banorë të kësaj komune.Në cilësinë edhe të kryetarit të shtabit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, ai garantoi se "brenda prillit të vitit që vjen maxhoranca e rivotuar nga qytetarët shqiptarë, do të bëjë të mundur që çdo qytetar shqiptar që posedon pasaportën biometrike të Republikës së Shqipërisë, pa asnjë vizë në të, të lëvizë në çdo vend të hapësirës Shengen si një qytetar i lirë”. Duke cilësuar si shumë të rëndësishme pajisjen me letërnjoftimet elektronike, ministri Basha dënoi ashpër qëndrimet bojkotuese dhe bllokuese të Edi Ramës ndaj këtij procesi. Basha u shpreh se kreu socialist, për qëllime të ngushta politike, po përbalt procesin jetik të pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, vendimtare për përmbylljen e lëvizjes së qytetarëve pa viza në Europën e Bashkuar. Sipas Bashës, thi

rrjet e Ramës kundër këtij procesi bëhen për të tërhequr vëmendjen nga skandali i korrupsionit të KKRT-së së Tiranës ku, nga 30 leje, 19 prej tyre ia dha bashkëpunëtorit të tij të ngushtë. Ministri i Punëve të Jashtme garantoi banorët e kësaj komune se katër vitet e mandatit të dytë qeverisës të maxhorancës së djathtë do t’i bëjnë shqiptarët dëshmitarë të një mirëqenie që asnjëherë Shqipëria nuk e ka patur, themelet e së cilës tashmë janë hedhur. Ai premtoi se në katër vitet që vijnë, pensionet e dyfishuara dhe infrastruktura moderne do të jenë një realitet i prekshëm për çdo shqiptar.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›