Tre letra në ditë nuk e shpëtojnë Edvinin nga humbja
PD reagon për kartat falas që kërkon PS, duke kujtuar se shtetasit e tjerë kishin paguar 5 mijë lekë për marrjen e pasaportave. Deklarata erdhi pas letrës së Edvin Ramës, e cila përveçse vonon procesin, nuk sjell asgjë të re për procesin
Partia Demokratike (PD) vlerësoi sot se të kërkosh, për 700 mijë qytetarë pa pasaporta, karta falas, do të thotë të mos mendosh për 1.2 milionë shqiptarë që kanë paguar nga 5 mijë lekë për një pasaportë. “Çmimi i dokumentit të identitetit që përmban koston e prodhimit të tij, jo vetëm që nuk është taksuar në mënyrë absolute siç trillon në mënyrë ordinere z.Rama, por përkundrazi është subvencionuar nga shteti në masë 80 deri 100% për rreth 700.000 qytetare në nevojë dhe 25 deri 35% për të tjerët”, evidentoi Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD. Sipas saj, “Rama për të mbuluar megaskandalin e tij të djeshëm në mbledhjen e KRT-së së Tiranës në të cilën mori për vete dhe Eftimin e tij 19 leje nga 28 lejet e ndërtimit që ishin gjithsej duke u ngjitur kështu i zhveshur në majën e piramidës së vjedhjes dhe korrupsionit lëshon çdo ditë përçatje i tmerruar nga akti i tij prej megakorruptori”. Duke u ndalur në këtë pretendim, Mëhilli ilustroi se “Rama dje dhe sot duke parë se procesi i pajisjes së qytetarëve me karta po ecën shumë mirë, duke parë se nga vendimi i fundit i Qeverisë përfitojnë me çmime simbolike nga 2 mijë lekë të vjetra e deri falas rreth 700.000 votues tani flet se po cënohet liria e tyre për të votuar”. Me këtë rast Mëhilli tha se “duam të pyesim Z.Rama: Po ata 1.2 milionë qytetarë që dokumentin e identitetit pasaportën e kanë blerë me 50 mijë lekë? Çfarë janë? Apo janë qytetarë të gjobitur me 30 mijë lekë për dokumentet e tyre?”. Mëhilli theksoi se “z.Rama siç u merr 500 lekë qytetarëve për një certifikatë dhe nuk ju a jep ato pa paguar taksat e gjelbërimit dhe pastrimit, për të cilat keqpërdor 1 dhe 7 për të vjedhur, nuk ke koncept tjetër lirie përveç mashtrimit trillimit dhe plaçkitjes në Bashki. Nga ana tjetër, shkruaj letra 3 herë në ditë, shpif e trillo nga mëngjesi deri në darkë, të jesh i bindur se në 28 Qershor do të marrësh fundin që ti meriton”.
Letra e Edi Ramës ndaj kryeministrit, mungojnë protokolli dhe kortezia
Pa numër protokolli, pa një përshëndetje hyrëse e po ashtu as mbyllëse, letra e Edvin Ramës drejtuar kryeministrit Berisha hapet me frazën më të parë: “Z.Kryeministër, taksa e votës që qeveria juaj ka vendosur është jo vetëm arbitrare, por shkon kundër parimeve të shenjta të lirisë dhe cënon të drejtën themelore të njerëzve për të zgjedhur”. Pasi përmendet shumë herë taksa e votës siç e ka konsideruar PS dhe lideri Edi Rama, në letër bëhet edhe një paralajmërim i fortë, mbushur po ashtu, me prepotencë: “Dëgjojeni sa s’është vonë zërin e arsyes së popullit sovran dhe adresojeni sa s’është kapërcyer kufiri i fundit kohor këtë problem, duke çliruar zgjedhjet nga zgjedha e pamundësisë ekonomike të qindramijëra njerëzve për ta paguar këtë taksë absurde”.
...