E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH deklaron se të ardhurat e saj nga arkëtimet janë rritur me 4% nga familjarët dhe me 12% nga konsumatorët privatë

Niveli i arkëtimeve të energjisë të konsumuar nga abonentët familjarë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti është rritur me rreth 4 për qind , ndërsa ai i abonentëve privatë me rreth 12 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Drejtori i OSSH-së, Sait Dollapi, tha për mediat se "rezultatet e kompanisë edhe në këtë proces privatizimi janë jashtëzakonisht të mira". Sipas tij, kemi një përmirësim të nivelit të humbjeve me rreth 1 %, ndërsa arkëtimi në total në shkallë vendi është përmirësuar me rreth 4 %, krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar. Gjithashtu Dollapi bëri të ditur se edhe plani i investimeve gjatë kësaj periudhe është realizuar në masën 110%, me një tejkalim të ndjeshëm. Ai garantoi se investimet do të vazhdojnë  me synim përmirësimin e sistemit të shpërndarjes, të rrjetit, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›