Të hënën fillon testimi për aplikantët për formimin bazë në Shkollën e Policisë
Ditën e hënë, datë 20 Prill 2009, do të zhvillohet testimi për të gjithë ata persona që kanë aplikuar në Shkollën Bazë të Policisë, për Patrullë të Përgjithëshme, pranë drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër. Sipas burimeve të Policisë, për aplikantët që kanë kodin 0495 – 0702 në Qarkun e Tiranës, testimi do të zhvillohet ditën e hënë në Qendrën e Formimit Policor (Akademia e Policisë), në orën 07.00. Gjithashtu, për të gjithë ata aplikantë, për Qarqet Tiranë, Durrës e Dibër, që kanë kodin 0703 – 0852 , testimi do të zhvillohet në të njëjtin ambient, por në orën 11.00.
...