E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Buxheti mbështet liberalizimin e vizave



Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi dje në Kuvend se buxheti i vitit 2010 mbështet detyrimet dhe angazhimet që ka vendi për liberalizimin e vizave. “Ky buxhet garanton plotësisht kriteret themelore për përmbushjen e detyrimeve tona për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë”, - deklaroi Basha në Kuvend. Basha tha se buxheti mbështet angazhimet e marra nga qeveria “Berisha” si dhe detyrimet e kërkuara nga Brukseli, në mënyrë që vizat të hiqen vitin e ardhshëm. Ministri i Brendshëm foli më tej edhe për reformat që po ndërmerr ministria që ai drejton. Ai tha se po plotësohen me një kohë rekord të gjitha kriteret teknike që kërkon procesi. Basha tha se do të rritet lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve si dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›