E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Sarajevë për Forumin Ekonomik Rajonal



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u nis dje për në Sarajevë (Bosnje- Hercegovinë) ku do të marrë pjesë në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, që do të mbahet në datat 19-20 nëntor 2009. Në këtë veprimtari, kryetari i shtetit shoqërohet nga një delegacion zyrtar i përbërë edhe nga ekspertë të ekonomisë. Të pranishëm në Forumin e 6-të Ekonomik Rajonal për Evropën Juglindore, që organizohet nga Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiç, do të jenë edhe Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov; Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç; Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç; Presidenti i Republikës së Rumanisë, Trajan Basesku; Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Boris Tadiç. Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë forum do të përqendrohen tek aftësitë ekonomike konkurruese të vendeve të rajonit. Në përfundim të tyre, presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›