Basha Decentralizim real qe vendoret te jene prane problemeve te qytetareve
Kryetarët e njësive bashkiake në kryeqytet nuk do të kenë më kompetencë të vetme dhënien e çertifikatave.
Kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bëri të ditur se në platformën e tij parashikohet decentralizim real për ta sjellë pushtetin vendor pranë problemeve të qytetarëve.
Gjatë prezantimit të kandidatit për njësinë bashkiake nr.2, Elez Gjozi, Basha ripërsëriti angazhimin e tij për punësimin, uljen e taksave dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Gjithashtu, Basha premtoi vlerësim real dhe të barabartë të pronës në mënyrë që t’i jepet fund praktikës, që dikujt prona i kthehet në flori dhe dikujt tjetër në baltë.
“Taksat janë rritur nga viti në vit, por përsëri Kryebashkiaku ynë na thotë se kjo s’ka lidhje me çmimet. Unë them ka lidhje me çmimet, do t’i ulim taksat dhe do bëjmë normalizimin e çmimeve prioritetin tonë numër një.
Kryebashkiaku thotë se nuk kam lidhje me punësimin. Zotohem sot para jush se mbi punësimin, për Lulzim Bashën Kryebashkiak, nuk do ketë asnjë prioritet tjetër.
Unë do punoj të rindërtoj këtë lagje duke nisur me vlerësimin e pronës private ashtu siç duhet, në mënyrë të tillë që çdokush të përfitojë nga prona e tij. Dhe jo dikush ta shohë pronën ti kthehet në flori dhe tjetri ta shohë ti kthehet në baltë”, u shpreh Lulzim Basha para banorëve të Njësisë numër 2 në Tiranë..
Gjithashtu, Basha theksoi projektin e tij për infrastrukturën rrugore, ndërtimin e shkollave dhe kopshteve të reja dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në Tiranë.
Kurse kandidati për Minibashkinë numër 2, Gjozi, tha se hyn në këtë garë për interesat e qytetarëve.