Basha: Demokraci eshte numerimi i votave, jo revoltat
Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes, Lulzim Basha kerkoi dje nga opozita qe te pranoje numerimin e votave te kontestuara ne KQZ. Ne nje konference dhene mbremjen e djeshme, Basha u shpreh se standardet e zgjedhjeve nuk vendosen me presione e dhune ndaj institucioneve dhe se numerimi i votave nuk mund te quhet manipulim. Ai tha se cdo perpjekje per te mos lejuar qe ky ze te degjohet, perben nje perpjekje per t'u mohuar qytetareve demokracine. "Une kurre se kam degjuar idene dhe as nuk mund t'u besoj vesheve, se numerimi i cdo vote perbeka manipulim te zgjedhjeve. Numerimi i cdo vote eshte thelbi i zgjedhjeve. Por Z. Rama preferon t'u mohoje qytetareve numerimin e votave. Ai mendon se demokraci do te thote t'i vjedhesh dhe varrosesh keto vota edhe pse nuk kane pasur shansin te shohin driten e diellit",-tha dje Basha. Ai shtoi se kandidati i opozites ka zgjedhur te akuzoje te tjeret per manipulim, duke refuzuar numerimin e votave. "Kandidati tjeter ka vendosur te mos e respektoje kete proces. Dhe ne vend qe te ndjeke rendin ligjor, preferon te ndjeke rregullat e rruges. Ai ka vendosur me mire te akuzoje si te manipuluar nje proces transparent qe po shpaloset para syve te mbare botes, sesa te pranoje se ai nuk deshiron te numerohet cdo vote sepse keshtu edhe mund te humbase",-tha dje Basha. Kandidati i mazhorances theksoi se presioni dhe thirrjet per revolta, cenojne besimin ne procesin e zgjedhjeve. "Ata te cilet perpiqen te nderpresin procesin, permes thirrjeve per revolte, nuk bejne gje tjeter vecse hedhin ne ere besueshmerine e tyre. Nje proces transparent, i drejte dhe i sakte, i cili mundeson numerimin e cdo vote, i siguron qytetareve te drejten qe zeri i tyre te degjohet, ze i cili duhet te respektohet nga te gjitha palet", u shpreh Basha. Kandidati i mazhorances tha se nuk mund te mbytet zeri i qytetareve dhe demokracise me revolta. "Ka deri tani te pakten, dhjetera zera qytetaresh, deri tani votat e tyre nuk jane vleresuar asnjehere, votat e tyre nuk jane numeruar akoma, zerat e tyre akoma nuk jane degjuar, dhe revolta e vetme ketu eshte revolta kunder demokracise, revolta qe po perpiqet t'i mbyse keto zera. Revolta qe po perpiqet t'i vjedhe keto zera dhe te beje gjithcka qe keto zera te mos degjohen", shtoi Basha. Kandidati i mazhorances ka theksuar se proceset politike duhet te ndiqen nepermjet institucioneve dhe jo nepermjet rruges. "Do te jetojme nepermjet institucioneve, apo nepermjet rruges. Do te perdorim procesin ligjor apo kaosin dhe anarkine. Do te degjojme zerin e qytetareve apo do te rinisim luften politike", -tha Basha. Ai ka ftuar kandidatin e opozites qe te ndjeke procesin dhe te lere qytetaret qe te flasin per te zgjedhur. "T'i leme qytetaret te vendosin se kush do te jete kryebashkiaku i ardhshem i Tiranes apo t'ia mbyllim gojen demokracise",-tha Basha. Kandidati i mazhorances u shpreh se do te pranoje verdiktin e qytetareve, kur votat te jene numeruar.