E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: KQZ nuk mund te ndaloje deputetet

Ne krye te mitingut te djeshem te Partise Socialiste kane qene pjesa me e madhe e grupit parlamentar te Partise Socialiste. Deputetet; Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Dashamir Peza, Fatmir Toci, Fatmir Xhafa, Namik Dokle, Gazmir Bizhga dhe Blendi Klosi, kane qene ne vijen e pare mes demonstruesve dhe kordoneve te policise. Deputeti Taulant Balla dhe Dashamir Tahiri kane debatuar gjate me drejtuesit e policise qe kishin marre persiper ruajtjen e godines. Sipas tyre, imuniteti i deputetit u lejon perfaqesuesve te Partise Socialiste qe te marrin pjese ne mbledhjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. "Mbledhjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve jane publike. Askush nuk mund te ndaloje nje deputet qe te jete i pranishem ne nje seance te KQZ-se", -tha dje deputeti, Dashamir Tahiri. Nga ana tjeter ai shtoi se ne grupin parlamentar jane te pranishem dhe deputete qe jane pjese e Komisionit dhe Sigurise Kombetare. Peza u shpreh se ne baze te ligjit, keta deputete mund te hyjne ne institucionet qe jane te nje rendesie dhe sigurie edhe me te larte. Nderkohe qe deputetet Strekaj dhe Balla thane per mediat, pas konfliktin me policise, se nuk do te lejojne qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te marre vendimin qe i heq mandatin e kryebashkiakut te Tiranes, kryetarit te Partise Socialiste. "Kjo eshte e paligjshme dhe drejtuesit e policise do te mbajne pergjegjesi ligjore. Nuk mund te ndalohet nje deputet, me urdhrin e kryetarit te KQZ-se", -tha Balla.

Vendimi

Partia Socialiste vendos fillimin e revoltave popullore. Rama apel popullit te zhvilloje revolta ne rruge. Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruci: Te ngrihemi ne kembe te gjithe, ne cdo qytet dhe te perballemi me zemer dhe me trup, per te larguar njehere e mire kete diktature".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›