E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Do rrisim kontrollet per cilesine e karburanteve

Per te permiresuar me tej cilesine e ajrit ne kryeqytet, kryetari i Bashkise se Tiranes ka premtuar dyfishimin e kontrolleve per cilesine e karburanteve. Ai tha se kjo eshte vetem nje nder masat qe do te ndermarre Bashkia e Tiranes. Kete deklarate Basha e beri gjate fjales se mbajtur ne konferencen “Kuvendimi Mjedisor i Tiranes 2013”. “Jam i sigurt, se sikunder une edhe ju shikoni automjete ne rruget e qytetit tone qe nuk plotesojne as testin minimal te kolaudimit apo cilesise se karburantit qe perdorin. Ta themi me shkoqur! Nxjerrin aq shume tym sa qe eshte e veshtire te besohet se mund te joshin edhe ndonje vend te botes se trete. Natyrisht ky nuk eshte rregulli, jane perjashtime por nuk kane pse te ndodhin. Ndaj ne do te marrim masa te forta, do te krijojme kuadrin e nevojshem bashkiak, ne menyre qe cdo stacion furnizimi me karburant brenda territorit te Bashkise te kontrollohet, te dopio-kontrollohet per cilesine e karburantit qe u jep automjeteve ne qytet”,- eshte shprehur Basha. Nderkaq nismat e ndermarra nga Bashkia e Tiranes gjate nje viti e gjysme kane bere qe niveli i cilesise se ajrit ne nje prej zonave me te ndotura te Tiranes, ne qender te saj, referuar raportit te Organizates Boterore te Shendetesise per vitin 2012, te arrije normen e BE-se. Ne vitin 2011, vlerat e pjesezave te ngurta ishin 52,6 mikrograme per meter kub, ne raport me vleren limit te BE-se prej 40 mikrograme per meter kub, ndersa ne vitin 2012, ky nivel eshte ulur ne 34,2 mikrogram per meter kub. Ne konferencen mjedisore “Kuvendimi Mjedisor i Tiranes 2013”, kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka bere te ditur edhe nisma te tjera qe do te merren nga Bashkia, per te permiresuar sa me shume mjedisin dhe cilesine e ajrit ne kryeqytet. “Brenda nje kohe fare te shkurter, do te hedhim nje hap te shumepritur per ciklistet e qytetit, investimin e bashkise se Tiranes per hapjen dhe rehabilitimin e afro 22 km rrugeve te reja per ciklistet ne qytet, dhe ne bashkepunim me nje sere projektesh te tjera uljen e perdorimit te automjeteve private, vecanerisht per distanca te vogla. Po keshtu, me Korporaten Nderkombetare per Financim ne po perfundojme dhe se shpejti do te hapim procedurat per koncesionin e mbledhjes dhe trajtimit te mbetjeve te ngurta ne qytet”, - u shpreh Basha. Po keshtu Basha beri te ditur se prane zyres se tij funksionon nje aparat i plote i cili merret me hartimin dhe se shpejti monitorimin per zbatimin e kodeve te gjelbra te qytetit, “kode te cilat do te zbatohen me perpikmeri ne cdo investim publik te qytetit, duke filluar me bulevardin e ri i cili nis nga puna brenda javesh dhe duke u shtrire me vendosmeri edhe tek investimet private qe pritet te marrin jete pas miratimit dhe fillimit te zbatimit te planit urbanistik te Tiranes”. Basha beri te ditur se keto kode te gjelbra kane si qellim te minimizojne impaktin negative te ndertimeve te reja. “Mesazhi im per ju eshte se ne jemi te perkushtuar, jemi te vendosur, kemi vullnetin, dhe jemi gati jo thjesht t’ju ndjekim por bashke me ju te udheheqim luften ndaj sfidave te tilla”,- eshte shprehur Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›