Studimi, femijet semuren nga viruset e jo me nga mikrobet Sonila Isaku
Semundjet infektive tek femijet tashme paraqiten me agresive dhe kjo per vete faktin se nuk jane jane mikrobet me shkaktar i gastroenteriteve tek femijet, por viruset. Ne vendin tone, por edhe ne bote, rastet nga viti ne vit jane ne shtim dhe sipas pediatres infeksioniste, ne QSUT Gjorgjina Kuli, nese ato nuk parandalohen ato mund te rrezikojne dhe jeten e femijeve, pasi dehidratimi eshte shkaktar qe con ne nderlikime te medha shendetesore. Nje prej tyre qe ndikon eshte rotavirusi dhe per kete virus ne kalendarin e vaksinimit ne vitin 2015 do te futet dhe nje vaksine. “Tashme nuk jane me bakteret shkaku i infeksioneve gastrointestinale por jane viruset. Vendosja e etimologjise virale eshte e veshtire. Ne vendin tone kane hyre disa teste te shpejta. Keshtu qe ne kemi bere nje studim tek 171 femije me crregullime gastrointestinale ne te cilen 28.8 per qind jane diarrete nga rotavirusi. E vetmja qe e parandalon eshte vaksina,- tha Gjorgjina Kuli, Pediatre Infeksioniste, QSUT. Sipas saj, qe kjo situate te parandalohet duhet vaksinimi i rregullt ashtu sikurse sot kryhen me dhjetera vaksina te tjera tek te vegjlit. Te dhenat u bene publike ne konferencen e 14 te pediatrise. Eksperte te fushes trajtuan shume tema ne lidhje me semundjet e femijeve, per rruget e parandalimit dhe trajtimit te tyre. Mjeket pediater po i japin gjithmone e me shume zgjidhje problematikave shendetesore te femijeve , duke bere qe numri i pacienteve qe drejtohen ne spitalet jashte vendit te bien ndjeshem. Kjo u vu ne dukje nga Ministri i Shendetesise, Halim Kosova. “Keto standarde dhe arritje te reja kane qene shumeplaneshe, si p.sh. ne fushen e thellimit shkencor, duke pasur nje impakt te dukshem ne praktiken klinike, me strategji te reja te ndjekjes e trajtimit te shume patologjive. Nisur nga parimi qe profilaksia dhe parandalimi i semundjeve eshte pike kyce shume e rendesishme per cdo sistem shendetesor, qeveria ka marre masat edhe per kujdesin ndaj femijeve" ka nenvizuar ministri. Me tej, Kosova shtoi se sherbimi terciar pediatrik, i perfaqesuar nga Departamenti i Pediatrise ne QSUT, mban ne supe pergjegjesite e liderit ndaj tere pediatrise shqiptare, si dhe te zgjidhjeve te veshtiresive diagnostike e terapeutike te rasteve te referuara nga i gjithe vendi, nenvizoi Kosova, duke shtuar se “QSUT eshte ne vemendje te qeverise dhe perben shqetesimin e saj pikerisht per kete pergjegjesi te madhe qe ka”. Nga ana tjeter, Fondi i Sigurimeve Shendetesore ka nxjerre kontraten me qendrat shendetesore te kujdesit paresor dhe VKM ‘Per miratimin e strategjise kombetare per femijet’, duke siguruar qe ndjekja e zhvillimit dhe kontrollet per mirerritjen e femijeve sipas protokolleve te miratuara nga personeli i qendrave shendetesore dhe vaksinimi deri ne moshen 15 vjec te kryhen falas, edhe ne mungese te librezes se shendetit.
Vaksinimi
Fondi i Sigurimeve Shendetesore ka nxjerre kontraten me qendrat shendetesore te kujdesit paresor dhe VKM ‘Per miratimin e strategjise kombetare per femijet’, duke siguruar qe ndjekja e zhvillimit dhe kontrollet per mirerritjen e femijeve sipas protokolleve te miratuara nga personeli i qendrave shendetesore dhe vaksinimi deri ne moshen 15 vjec te kryhen falas, edhe ne mungese te librezes se shendetit.
Trajtimi me barna
Ne rastet e nevojes se trajtimit ambulator me barna per patologji te caktuara, femijet perfitojne nga barnat e listes se rimbursuar kundrejt recetes me rimbursim te leshuar nga mjeku i familjes dhe librezes se shendetit. Femijet 0-1 vjec perfitojne barnat ne masen 100 %, ndersa te tjeret, sipas statusit te te siguruarit qe gezojne dhe akteve te ISKSH.
Ministri i Shendetesise, Halim Kosova ftoi pediatrit e pranishem ne konference per sugjerimet per ndryshime dhe strategji te reja ne menaxhimin e patologjive pediatrike. Punimet e konferences nderkombetare te pediatrise u ndoqen nga specialiste te shendetesise nga Kosova , Maqedonia, Franca e Italia.