Basha: Do te luftojme pa kompromis krimin
Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, i cili ka qene i pranishem ne analizen e punes se Policise se Shtetit, vleresoi gjendjen e rendit dhe qetesise ne vend. "Gjendja e rendit dhe sigurise ne vend mbetet ne nje nivel me parametra normale dhe ne vazhdimesi pa kompromis te luftes ndaj krimit te organizuar dhe grupeve kriminale",-tha ministri Basha. Duke vleresuar punen e kryer nga strukturat e policise, Basha tha se "rritja me nivelin prej 40% te sekuestrimit te droges heroine dhe niveli 14 % ulja e mbjelljes se kanabisit flet per nje pune efikase te policise ndaj droges". Sipas tij, Policia e Shtetit ne teresi gjate vitit te kaluar i ka permbushur detyrimet e qeverise, duke permendur ketu kryesisht misionin e ruajtjes dhe sigurise gjate procesit zgjedhor 2009. "Fuqizimi i policise kufitare dhe emigracionit ka qene nje arritje tjeter e madhe, e shenuar gjate vitit te kaluar", tha me tej ai. Gjithsesi per Ministrin e Brendshem, ka reforma te tjera te mbetura ne strukturim per Policine e Shtetit, sic eshte ajo e Policise Rrugore qe mbetet ende nje sfide per t'u realizuar. Duke mbeshtetur edhe shqetesimin e ngritur ne fjalen e tij nga Kryeministri i vendit Sali Berisha, ministri Basha tha se "sigurimi i rrugeve dhe aksidentet rrugore mbeten nje problem ende kryesor, por edhe rritja e krimeve ndaj prones mbetet po e tille".