E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta kunder marreveshjes: Me Kushtetuten nuk bejme pazar

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu dy dite me pare keqardhjen per bojkotin e opoziten, ndersa theksoi se me kete rruge te pajustifikuar dhe te pamoralshme nuk mund te kete pazare. Zevendeskryeministri dhe njeheresh ministri i Jashtem, Meta mohoi ne kete menyre si zgjidhje te krizes marrjen nga Partia Socialiste te Presidentit dhe kryeprokurorit ne vitin 2012. "Eshte per te ardhur keq, qe PS nuk ka kuptuar akoma qe kush eshte Shqiperia sot, ajo eshte nje anetare e NATO-s, Shqiperia eshte nje vend i cili po pergatitet per t`u anetaresuar ne Bashkimin Evropian, ndersa ka dhe boshlleqe te tilla si kjo menyre e te demtuarit te demokracise", deklaroi Meta. Duke vijuar me tej, numri dy i Qeverise vleresoi se "bojkoti eshte nje turp". Lideri i LSI duke folur per bojkotin e opozites, nenvizoi se nuk mund te arrihet asnje gje me kete metode te zgjedhur nga opozita. "Kjo menyre e te demtuarit te demokracise permes nje bojkoti krejtesisht te pajustifikuar dhe te pamoralshem, socialistet te jene te sigurt se nuk do t'u japin as postin e Presidentit, as kryeprokurorin, as kryetaret e gjykatave, qe i kerkojne si nje pazar per te mbyllur nje krize qe e kane sajuar vete, pasi kriza nuk ekziston, kriza eshte coroditja e tyre", theksoi zevendeskryeministri. Nga ana tjeter, kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, u shpreh se mazhoranca eshte e hapur per dialog, por jo per pazare politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›