E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha, sqaro lidhjet me te burgosurit qe u liruan gjate zgjedhjeve

Deputeti i Partise Socialiste, Taulant Balla, vleresoi dje se ne analizen e punes se Policise se Shtetit u fol shume, por mungoi nje analize profesionale e elementeve qe lidhen me sigurine publike, intensifikimin e veprimtarive kriminale, rritjen e numrit te aksidenteve rrugore, paaftesine e bllokimit dhe parandalimit te kanaleve te trafikut te narkotikeve. Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari socialist deklaroi se Sali Berisha dhe Lulzim Basha, duhet te jepnin arsyet se pse mungesa e rezultateve konkrete dhe te prekshme ne luften kunder trafiqeve, krimit te organizuar, kontrollit te integruar te kufijve qe sipas tij, po mbajne peng vendim-marrjen e Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. "Partia Socialiste i kujton Sali Berishes, se lufta kunder krimit te organizuar nuk duhet te kete kompromise, ndersa Sali Berisha duhet te sqaroje cdo lidhje me elemente kriminale apo edhe te burgosur qe moren lirine ne fushaten elektorale te qershorit dhe qe u perdoren per te bere presion dhe ndryshuar me force vullnetin e shqiptareve", deklaroi Balla. Ai theksoi se "Sali Berisha duhet te lejoje hetimin e zgjedhjeve duke u nisur nga hapja e kutive te 28 qershorit, ky do te ishte sherbimi me i madh i tij per vendin, qe t'i lere shqiptaret te udhetojne pa viza ne BE, njesoj si fqinjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›