"Me 2009, numri me i ulet i vrasjeve"
Tirane-Lufta kunder krimit dhe goditja e grupeve kriminale, eshte nje nga objektivat kryesore te Policise se Shtetit dhe ne kete drejtim eshte bere nje pune efikase. Kjo eshte theksuar nga drejtori i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, gjate prezantimit te analizes vjetore te ketyre strukturave. "Gjate vitit 2009, konstatohet nje ulje e veprave penale me nivelin prej gati 4% dhe e krimit me vrasje ne vecanti ne nivelin 11 %. Eshte per t'u theksuar se ne, shenojme per here te pare mbas viteve 1997, numrin me te ulet te vrasjeve ne vend",-tha Burgaj. Duke iu referuar statistikave dhe shifrave, Burgaj tha se ne vitin 2009, nga ana e forcave te Policise se Shtetit jane goditur 142 grupe kriminale, ndersa jane kryer 13.100 vepra penale dhe jane zbuluar autoret per 75 % te tyre, konkretisht per rreth 9 mije. Puna e forcave blu eshte realizuar duke pasur si prioritet luften ndaj krimit te organizuar. "Lufta kunder krimit do te jete objekti kryesor i punes se Policise se Shtetit e do te mbetet platforma e saj kryesore edhe per kete vit", tha ai. Ai shtoi se puna e policise eshte perqendruar po ashtu edhe ne rritjen e sigurise, te nivelit te punes per parandalimin e aksidenteve, dhe parandalimin e kalimit te kufirit.
Me tej, kreu i Policise se Shtetit, Burgaj tha se personeli i Policise se Shtetit eshte me i afert me vendet e Perendimit, pasi tashme ne Shqiperi eshte 1 polic ne 420 banore, nga 1 ne 370 banore qe eshte ne vendet e BE-se. "Lufta kunder droges tanime ka tregues te performances ne rritje, e shprehur kjo ne cilesine e goditjeve te kryera, si dhe ne asgjesimin e rrjeteve apo grupeve kriminale",-tha Burgaj. Sipas tij, per kete periudhe jane eliminuar 31 grupe kriminale dhe goditur 651 raste te shitjes, trafikimit te lendeve narkotike apo kultivimit te bimes se kanabisit, duke vene ne pranga 419 autore te ketyre veprave. Ne analizen e ketyre rasteve, Burgaj tha se konstatohet nje ulje ne treguesit e transitit te drogave te forta nepermjet Shqiperise, duke shprehur ne kete menyre nje kontroll me te mire te territorit ne vend, si dhe te menaxhimit te kontrollit te kufirit hyrjeve e daljeve, tha me tej ai. Duke perfunduar edhe me faktin se Policia e Shtetit e kreu si duhet misionin qe kishte pergjate procesit elektoral 2009. Per sa i takon luftes kunder krimit financiar, Burgaj tha se eshte rritur cilesia e hetimeve ne kete fushe. "Gjate vitit te kaluar jane goditur 24 grupe me mbi tre autore te dyshuar dhe jane organizuar 38 operacione policore. Ne keto vepra penale jane implikuar 2.049 autore, nga te cilet 299 te arrestuar dhe ndaluar". Per sa i takon kontrollit te kufijve, i cili eshte edhe nje kusht kryesor per ceshtjen madhore te vendit, liberalizimit te vizave, Burgaj tha se nepermjet dixhitalizimit te sistemit te kontrollit ne pikat kufitare jane arritur rezultate, ne parandalimin dhe luften ndaj krimit te organizuar, trafikimit te qenieve njerezore e parandalimit te kalimeve ilegale te kufirit, trafikimit te lendeve narkotike, kontrabandes se mallrave te ndryshme, etj. Ne fund, Burgaj nuk la pa permendur edhe punen e strukturave te policise ne monitorimin e zgjedhjeve, ku per mbulimin me sherbim te objekteve zgjedhore, u angazhuan gjithsej 5.000 punonjes policie.
Aksidentet, nevoje riorganizimi i policise rrugore
"Gjate vitit 2009 kane ndodhur gjithsej 1316 aksidente nga keta 334 te vrare, 1.309 te plagosur", tha Burgaj. "Ky numer dhe pasojat e tyre, eshte me i madh krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar". Sipasj tij, aksidentet me te medha kane ndodhur gjate muajve te veres, qershor, korrik dhe gusht. "Duke iu referuar te dhenave statistikore rezulton se kemi nje rritje te numrit te pergjithshem te aksidenteve me 220 aksidente, po ashtu per kete vit kemi rritje te numrit te aksidenteve me pasoje vdekjen per 64 persona.
Nisur nga te dhenat e siperme, dilet ne perfundimin se strukturat e policise rrugore nuk i kane realizuar objektivat e parashikuara per kete vit dhe kane nevoje riorganizimi dhe monitorimi me te mire te sherbimeve qe ofrojne", tha ai.