E Shtunë, 31 Tetor 2026

No Coment!!

Evans Drishti
A e kemi kuptuar ndonjehere se sa vlejme ne jete? Apo sa kushton njeriu, kjo qenie njerezore e paarritshme deri me tani, ne tregun e lire? Dikush tha se te japesh miliona nuk te bejne dobi perpara nje casti ku ke nevoje per nje dore mbeshtetje dhe perkrahje. Dikush tjeter tha se nuk te bejne dobi milionat qe ke, perpara nje gote uji qe te shpeton jeten per momentin, por qe nuk ka se kush ta sjelle. Thenie keto qe kane nje vertetesi te padiskutueshme. Por pavaresisht nga keto, realiteti yne na shfaq ngjarje dhe ndodhi qe shume here te lene gojehapur dhe te ftojne te jesh spektator i nje filmi te titulluar "No Coment" Keshtu nje ngjarje e trishtuar tronditi perseri Shkodren, kryeqytetin verior te Shqiperise. Kete here nje pesedhjete e tre vjecar i jep fund jetes se tij. E c'rendesi ka se si?! C'rendesi ka si ndodhi ngjarja!? Te pranishmit mbeten te habitur. Duan te pyesin, por kureshtja nuk ka guxim te ece me tutje, Edhe kete here njeriu mbetet i pafuqishem per te qene pjese e nje rrugezgjidhjeje, natyrisht si ne shume raste te tjera ku njeriu nuk eshte ne gjendje t'i jape kuptim ekzistences se tij,
Me nje pasuri te pamase e te rendomte shoqerohet, me sa thone, e lidhur ngushte dhe duke ecur me hap te barabarte, luksi, e kur ajo shqyen dyert e qyteteve dhe te shtepive, ky gjen udhen dhe vendoset aty. Me kohen keto vese bejne folene ne jeten tone (sic thone te diturit) dhe shpejt behen te afta te ngjizin dhe te lindin arrogance, mendjemadhesi, shthurje, bij aspak jashtemartesor, madje mjaft te ligjshem. Dhe pastaj nese lihen qe keto filiza pasurie te arrijne moshen e pjekur shume shpejt do te lindin tirane te pameshirshem per shpirtrat tane, dhune, paligjshmeri, pamaturi, Kjo, pashmangshmerisht ndodh edhe kur njerezit nuk jane me te afte te ngrene lart shikimin, e as te kujtohen per lavdi tjeter, ne rrethin me vese te ketyre te keqijave ndodh qe te prishet pak nga pak jeta jone dhe te konsumohet madheshtia e shpirtrave, te fishket e te mos kerkohet me, nga casti qe njerezit adhurojne anet e tyre vdekatare dhe jeteshkurtra dhe harrojne te ushqejne ate qe tek ato eshte e perjetshme.
Dhe keshtu, si papritur vjen casti i udhetimit drejt perjetesise. I pranishem ne nje moment te tille njeriu sheh fytyrat e zverdhura te te tjere njerezve, shqetesimet e tyre, ankthet e tyre, pasi tashme cdokush eshte aq i pjekur te kuptoje se nje cast me vone do jete edhe ai pjese e nje ceremoniali te tille mortor i shoqeruar po nga keta njerez, fytyrat e te cileve nuk mund te jene te barabarta ne shfaqjen e gjendjeve te tyre shpirterore.
Dikush qendron indiferent ndaj nje momenti te tille, e nderkaq dikush tjeter perpiqet te tregohet i kujdesshem te plotesimin sa me denjesisht te riteve perkatese, por a jemi kaq te kujdesshem edhe ne plotesimin e kushteve te jetes? Kurrsesi jo! Karvani i makinave qe shoqerojne te vdekurin zgjatet me kilometra. Ne shenje respekti te nje qenieje njerezore. Ne shenje respekti edhe te kesaj jete qe na eshte dhene. Por natyrisht ne shenje respekti edhe per jeten tjeter. Askush nuk ka fjale per te komentuar nje ndodhi te tille pasi kuptohet cdo fjale eshte e tepert.
Megjithese te ndodhur pikerisht brenda nje zgavre te tille cdo sekonde e se ciles ka nje pikepyetje, njeriu yne perseri tregohet i pamatur duke tentuar te dale jashte ekzistencializmit te tij per t'u pajtuar perseri me te perditshmen monotone. Ndoshta nuk deshiron te jete pjese e ketij realiteti pasi e perbotshmja e ka mberthyer keqazi. Ndoshta nuk deshiron ta pranoje jeteshkurtesine e tij, por ja qe edhe kjo eshte nje prove per te vertetuar se sa i fuqishem eshte para jetes dhe kthetrave te saj.
Me qelloi qe brenda nje kohe te shkurter t'u rikthehesha per te saten here varrezave ne percjelljen e qenies njerezore, pavaresisht moshave te tyre perkatese dhe kuptova se limiti i kesaj jete eshte i c'rregullt. Pashe njerezit rreth e perqark, nje pjese e te cileve per fat te keq as qe e kishin mendjen se c'po ndodhte ne te vertete, por peshperitnin me njeri-tjetrin perseri per materialen monotone. Filmi vazhdonte te ishte me shume se nje drame cdo sekuence e te cilit e ftonte njeriun e shkrete te kuptonte se e verteta qe ndryshe nga ajo qe qe ngulitur ne mendjen e tij.
Trupi i falet dheut sikur te mos ishte gje dhe menjehere pas ceremonialit vdekataret e gjalle u rikthehen normalitetit per te pritur te nesermen ku filmi vazhdon te jete akoma pa komente. Hyrje - dalje ne shtepine e te ndjerit dhe heshtja eshte emerues i perbashket i secilit. Qe nga ai cast nje njeri me pak ne token e dhuruar, nje njeri me pak ne telashet e jetes, nje tjeter emer i fshire ne gjendjen civile, por nje tjeter emer shtohet pasi nje qenie e re ka ardhur ne kete jete per te kuptuar pikerisht veshtiresite e kesaj jete dhe natyrisht me nje tjeter domethenie, me nje tjeter nuance pershpirtshmerie.
Te tjere njerez vijne... Te tjere njerez shkojne... Kush e deshi me shume kete jete? Kush e kuptoi me mire kete jete?
No Coment!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›