E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Harvard, referon per diplomacine urbane e kulturore

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama te henen pasdite, (dje) (ora lokale) do te zhvilloje nje ligjerate ne Universitetin e Harvardit me temen "Dialogu ne diplomacine kulturore dhe urbane dhe transformimin e kryeqytetit". Kryebashkiaku i Tiranes, eshte ftuar nga homologu i tij i Bogotes, Antanas Mockus i cili njashtu do te ligjeroje nje teme prane ketij institucioni. Njoftimi, per agjenden "e takimeve nderkombetare" te Edi Rames, behet i ditur nga nje njoftim per shtyp i Harvard - Kennedy School. Nderkohe, qe mesohet se vizita e Edi Rames ne SHBA, nuk perfshin asnje takim tjeter zyrtar, perfshi ketu as takim me komunitetin e shqiptareve. Nderkohe qe paas kesaj vizite, kreu socialist, njeheresh dhe kryetar i bashkise se kryeqytetit, do te jete per nje vizite ne Bruksel. Deri me tani, vecse eshte bere e ditur se vizita do te jete zyrtare, nuk eshte percaktuar ndonje axhende politike takimesh te liderit socialist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›