Luftërat e bukës
04/04/2011 Foreign Afairs
Njerëzit kishin mbushur prej dy ditësh rrugët e Kajros, duke djegur autobusë, tramvaje, zyra qeveritare dhe makina luksoze. Në sheshin “Tahrir” ushtarët lëshonin gaz lotsjellës kundër manifestuesve. Banorët e Kajros inkurajonin nga ballkonet dhe nga tarracat shokët e tyre që nëpër rrugë thërrisnin slogane kundër qeverisë. “Ti vishesh sipas modës së fundit, - thërrisnin kundër Presidentit Anëar Sadat, - ndërsa ne flemë dymbëdhjetë vetë në një dhomë". Ishte viti 1977. Një qeveri tashmë jopopullore ishte përpjekur të hiqte subvencionet për ushqimin, duke provokuar një rritje të fortë të çmimeve të mallrave të domosdoshme, si: buka, orizi dhe gazi. Qindra zyrave iu vu flaka dhe 160 vetë gjetën vdekjen. Dhe Sadat mësoi diçka thelbësore për çdo diktator modern arab: duhet ti japësh bukë popullit, shumë bukë dhe me çmim të mirë.
Sot në të gjithë Lindjen e Mesme po ndodhin ndryshime të mëdha, por një gjë ka mbetur e pandryshuar: ky rajon është ajo pjesë e botës që varet më shumë nga importimi i grurit. Mes 10 importuesve më të mëdhenj të drithërave pothuajse gjysma janë shtete të Lindjes së Mesme. Në listë gjenden të gjitha regjimet e përmbysura tashmë apo që janë në prag: në vend të parë është Egjipti, pastaj vjen Algjeria në vend të katërt, Iraku në vend të shtatë, Maroku në vend të tetë, Jemeni në vend të 13, Arabia Saudite në vend të 15, Libia në vend të 16 dhe Tunizia në vend të 17.
Për vite të tëra këto regjime kanë përdorur subvencionet për ushqimin, me qëllim ruajtjen e stabilitetit: një kontratë sociale kaq shumë e përhapur, sa që studiuesi tunizian Larbi Sadiki e ka quajtur dimuqratiyya al khubz, demokracia e bukës. Por në vitet e fundit çmimet e drithërave kanë arritur nivele rekord dhe kjo politikë nuk ka funksionuar më. Në Tunizi, manifestimet në favor të demokracisë nisën në dhjetor me demonstruesit që tundnin bukë në ajër. Brenda pak muajsh, protestat u përhapën në të gjithë rajonin.
Natyrisht, revolucionet nuk bëhen vetëm për bukën. Në Lindjen e Mesme protestuesit kërkojnë edhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe vende pune. Por qeveritë i largojnë të gjithë këto nga qytetarët, duke përdorur subvencionet si zëvendësues për reformat demokratike dhe ekonomike. Në fund, buka shndërrohet në simbol të gjithë asaj që nuk mund të kesh. Sot protestat kanë mbërritur deri në Jemen, ku manifestuesit gatuajnë bukë me mbishkrimin "largohuni". Mesazhi është i qartë: buka, ushqimi i domosdoshëm që një herë e një kohë regjimet arabe e përdornin për të garantuar bindjen, tashmë është shndërruar në një simbol sfide.
Luftërat e para të bukës i përkasin periudhës së luftës së ftohtë, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik bënin për vete vendet më të vogla duke ofruar armë, grurë dhe produkte të tjera. Në atë periudhë, shumë regjime arabe krijuan rrjete sigurie sociale të bazuara në modelin sovjetik të shpërndarjes së centralizuar të bukës. "Ishte një mënyrë për të blerë besnikërinë e popullatës", shpjegon ekonomisti Ibrahim Saif, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Ekonomik dhe Social të Jordanisë. "Unë jam shteti, unë kujdesem për ty dhe nuk duhet të vësh në diskutim politikën time".
Në fundin e viteve shtatëdhjetë, Fondi Monetar Ndërkombëtar filloi të ftojë vendet arabe të heqin dorë nga subvencionet. "Intifada e bukës" shpërtheu në Kajro në vitin 1977 dhe ishte vetëm njëra prej të shumtave në rajon: në vitet tetëdhjetë shpërthyen protestat në Marok, Tunizi, Algjeri dhe Jordani, sa herë që qeveritë tentonin të hiqnin subvensionet. Kur Sadat u vra në vitin 1981, pasardhësi i tij Mubarak u kujdes që egjiptianët të kishin shumë bukë dhe me çmim të mirë. Në tridhjetë vitet që pasuan ajo bukë u pagua të paktën pjesërisht nga taksapaguesit amerikanë. Sipas shërbimit kërkimor të kongresit amerikan, Egjipti ka marrë nga Shtetet e Bashkuara 4.6 miliardë dollarë hua dhe subvencione përmes programit “Ushqim për paqen”, i menaxhuar nga Agjencia për Zhvillimin Ndërkombëtar. Dhe Mubarak nuk ishte i vetmi që merrte grurin amerikan.
Saddam Husseini kishte marrë miliarda dollarë grurë në formë subvencionesh dhe huash të garantuara. Por gruri me çmim të mirë kishte një kosto të lartë: papunësinë. Varësia nga bujaria e të huajve, kombinuar me çmimin e ulët të drithërave në nivel botëror, i çoi shumë regjime të Lindjes së Mesme që të asfiksonin sektorin e bujqësisë. Në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë programet e liberalizimit të shkëmbimeve tregtarë i shtynë vende si Egjipti dhe Maroku që të vareshin rrezikshëm nga karbohidratet me çmim të mirë që vinin nga jashtë. Në vitin 1960 Egjipti prodhonte grurë sa për të qenë i vetëmjaftueshëm, ndërkohë që vitin e kaluar ai importoi pothuajse gjysmën e grurit të konsumuar në vend (në miliardë tonë), duke u bërë importuesi më i madh i grurit në botë. Qeveria subvenciononte bukën në një nivel pothuajse 3 miliardë dollarë në vit, përgjithësisht duke ua shitur miellin bukëpjekësve vendas, një sistem ky i ndërlikuar dhe joefecient, që nxiste korrupsionin. Sa më shumë rriteshin çmimet në nivel botëror, aq më shumë prodhuesit nxiteshin që të shisnin miellin dhe bukën në tregun e zi, aty ku e jepnin me një çmim pesë herë më të lartë.
Standardi i jetesës
Subvencionet për ushqimet nuk arrijnë të reduktojnë nivelin e varfërisë së njerëzve. Përkundrazi, duke dekurajuar investimet në sektorin bujqësor, dëmtojnë pikërisht ata njerëz që do të duhej të ndihmonin. Sipas raportit të 2009 të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin njerëzor në vendet arabe, Lindja e Mesme dhe Afrika nënsahariane janë të vetmit rajone ku numri i personave të kequshqyer është rritur në krahasim me fillimin e viteve nëntëdhjetë. Në vitet e fundit, mënyra e jetesës e shumicës së egjiptianëve ka pësuar rënie, edhe pse elitat pasurohen dhe treguesit ekonomikë janë të mirë. Siç tregon një studim i shoqërisë së sondazheve “Gallup”, në Egjipt dhe në Tunizi është rritur GDP, por ka pasur një rënie të standardeve të jetesës në të gjitha shtresat, përveç 20-përqindëshit të më të pasurve. Veç kësaj, në fillim të vitit 2008, 40 për qind e egjiptianëve jetonin me më pak se 2 dollarë në ditë.
Kur çmimi i grurit nisi që të rritet, "demokracitë e bukës" shfaqën krisjet e para. Në vitin 2008 pati një valë revoltash të vogla në Jordani, Marok, Algjeri, Liban, Siri dhe Jemen. Qeveritë reaguan duke rritur pagat dhe subvencionet duke shpërndarë para të thata.
Por në Egjipt çmimi i bukës u rrit me 37% mes shkurtit 2007 dhe shkurtit 2008, dhe gjithnjë e më shumë persona u bënë të varur nga subvencionet për bukën. Në mars të 2008 dhjetëra persona kishin gjetur vdekjen në radhë për bukë: disa gjatë grindjeve, të tjerë për orët e kaluara më këmbë. Popullsia u zemërua nga vdekja e këtyre "martirëve të bukës". Në atë pikë, Mubaraku urdhëroi ushtrinë që të merrte përsipër përgatitjen dhe shpërndarjen e bukës. Por tashmë ishte vonë: në 6 prill 2008 dhjetëra mijëra studentë, të papunë dhe punëtorë në qytetin al mahalla al Kubra protestuan kundër papunësisë, mangësive në ushqime dhe torturave të policisë. Pamjet filmike të revoltës u ngarkuan në Facebook dhe Youtube, duke kontribuar për përhapjen e protestës në pjesë të tjera të vendit. Në fund i dhanë jetë lëvizjes “6 prilli”, protagoniste e revoltës kundër Mubarakut.
Në dy vitet që pasuan, një kombinim faktorësh - thatësira, zjarret, subvencionet për etanolin - provokuan një krizë botërore ushqimesh. Sipas të dhënave të paraqitura në 15 shkurt nga Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, në tremujorin e dytë të 2010, 44 milionë vetë ranë poshtë nivelit të varfërisë. Regjimet arabe reaguan si gjithmonë: me subvencione. Algjeria, Tunizia dhe Maroku hoqën taksën e importit dhe tarifat doganore për grurin dhe produkte të tjerë ushqimore. Egjipti, Jordania dhe Jemeni rritën subvencionet. Jordania përdori 125 milionë dollarë për subvencione për sheqerin, orizin dhe karburantin. Arabia Saudite premtoi ndihma në para. Siria hoqi dorë nga reduktimi i subvencioneve.
Zoellick i kërkoi këtyre vendeve që të mos përshtatnin politika që do i bënin çmimet edhe më të paqëndrueshme, si ndalimi i eksporteve, por duhej të kish përmendur edhe subvencionet. Në fakt, "demokracitë e bukës" krijojnë një kërkesë pak elastike, që nuk bie nëse çmimet rriten dhe e bëjnë bukën edhe më të kushtueshme.
Tashmë Mubarak dhe Ben ali kanë ikur, por duhen mbajtur parasysh vende të tjera. Sidomos Jemeni, ku një në tre banorë vuan nga uria. Edhe nëse nga revoltat do të dalin institucione demokratike solide, varësia që ka rajoni nga gruri prej jashtë do të shkaktojë kriza të reja. Zgjidhjet janë të thjeshta: SHBA dhe bankat e mëdha duhet të nxisnin aleatët e tyre në Lindjen e Mesme që të zhvillojnë sektorin bujqësor. Veç kësaj, Shtëpia e Bardhë duhet të pushojë së dhëni tepricat jashtë në formën e ndihmës, sepse kjo sjell uljen e çmimeve në vendet që i marrin dhe varfërojnë më tej fermerët.
Është e qartë që vende si Egjipti, Iraku dhe Jemeni nuk mund të eliminojnë subvencionet për ushqimet brenda natës. Por është e dukshme që mbajtja në këmbë e diktaturave me bukë me çmim të mirë është një politikë miope: kjo mban lart çmimet në nivel botëror dhe nuk garanton as stabilitet.