E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Edi Rama po grabit pronat në bregdet

26-08-2013 / Gazeta 55

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon zyrtarisht Edi Ramën se po grabit pronat e bregdetit, për të stimuluar bizneset e fshehta që e financuan në fushatë. Konferenca e PS e quajtur “Shqipëria e gjeneratës së re”, për kreun e PD, Basha është thjesht fasadë pasi pazaret janë bërë dy ditë më parë ku është ndarë torta e përfitimeve mes Edi Ramës dhe biznesmenëve pranë PS


Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha akuzoi të dielën kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po grabit pronat e tregut për të stimuluar bizneset e fshehta që e financuan atë në fushatën zgjedhore. Si një reagim për konferencën e iniciuar nga kreu i PS, “Shqipëria e gjeneratës së re”, Basha reagoi në Facebook, duke ngritur dyshime mbi ekspertët ndërkombëtarë, ndërsa veçoi se me përjashtimin e pushtetit lokal, vuloset plani i bizneseve të socialistëve. Gjithashtu, Basha e quan konferencën fasadë, pasi pazaret janë bërë dy ditë më parë, ndërsa në tryezë Rama ka thërritur vetëm arkitektët me të cilët ka punuar dhe qarkulluar konkurse në Bashki, duke përjashtuar kështu ekspertët më të mirë shqiptarë. “Kryesocialisti ka thirrur disa arkitekte të huaj me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë. Dhe ka dy ditë që punohet me dyer të mbyllura për çfarë mendon të bëjë në pjesët më të çmuara të vendit. Sidomos bregdetit. Po ndahet torta në mënyre okulte. Pushteti lokal është jashtë loje. Në rend të ditës grabitja e pronave të bregut dhe stimulimi i bizneseve të fshehta që financuan në fushatë. Po e bën këtë pa asnjë plan e proces transparent. Konferenca nesër është vetëm fasade. Pasi pazaret u bënë dje dhe sot”- deklaron Basha. Ai paralajmëroi gjithashtu se gjenerata e re e shqiptarëve s’mund të pranojë pazarin me të ardhmen në emër të interesave të së shkuarës. Ndërkaq, Edi Rama ka thërritur sot në një konferencë dy ditore urbanistë dhe arkitektë nga vende të ndryshme të botës me qëllim ndërtimin e një vizioni të ri për një zhvillim të qëndrueshëm urban. Të paktën kjo është ajo që PS ka njoftuar zyrtarisht, edhe pse dyshimet janë të forta që pas kësaj konference fshihet plani për grabitjen e pronave të bregdetit. Prej disa ditësh Edi Rama dhe njerëz pranë tij kanë iniciuar një sulm të paprecedentë kundër drejtuesve lokalë të PS në zonën e bregdetit. Ata akuzohen publikisht si autorët e betonizimit të bregdetit dhe pronarë të hoteleve shumë katëshe atje. Ideja e përgjegjësve të shkatërrimit të vijës bregdetare nuk është thjesht denoncimi i një krimi të rëndë që i është bërë turizmit në vend, por në thelb është dhe mbetet një luftë klanesh, përplasje interesash të ngushta. Kuptohet, Edi Rama dhe grupi i tij i klientëve të pushtetit të ardhshëm, do me çdo kusht të shtijë në dorë bregdetin, tu grabisë pronat qytetarëve dhe të ndërtojë mbi to resorte luksozë dhe fshatra turistikë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›