Synimet e vendit tim Nga Bamir Topi*
Shqiperia nuk eshte pjese e grupit te vendeve me pak te zhvilluara, por, ka probleme te ngjashme me kete grup vendesh. Vendi im ka perkrahur dhe perkrah te gjitha veprimet dhe nismat e Kombeve te Bashkuara, te cilat kerkojne zhvillimin e qendrueshem, prosperitetin dhe mbeshtetjen e perpjekjeve te vendeve me pak te zhvilluara drejt arritjes se Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit. Ne jemi te inkurajuar nga progresi i arritur, ne disa fusha te zhvillimit, nga keto vende, ne drejtim te permbushjes se qellimeve dhe angazhimeve te pranuara nderkombetarisht. Besojme se ky progres do te kishte qene akoma me i madh dhe me i dukshem, nese do te sigurohej me efektivitet me te madh koordinimi, mobilizimi dhe bashkepunimi i kerkuar dhe me i ngushte mes aktoreve kryesore qeveritare, parlamentare, te shoqerise civile, sektorit privat dhe vendeve donatore.
Progresi i bere ne reduktimin e varferise ne shumicen e vendeve me pak te zhvilluara eshte i dukshem, por ne besojme se krijimi i vendeve te reja te punes, rritja e prodhimit bujqesor, forcimi i shkollimit dhe mbrojtja sociale mbeten fusha paresore per te gjitha vendet. Shkembimi i praktikave me te mira ne kete drejtim do te perbente nje nxitje te vertete per te gjitha vendet e interesuara.
Ne mendojme se pjesemarrja aktive e vendeve me pak te zhvilluara ne procesin nderkombetar te vendim-marrjes, e kombinuar me rritjen e koherences te politikave donatore, eshte shume e rendesishme per garantimin e suksesit te zhvillimit. Ne te njejten kohe, ne besojme se zhvillimi i kapaciteteve njerezore, brenda vendit, eshte kusht i domosdoshem per arritjen e Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit ne progresin drejt arsimimit, shendetit dhe sherbimeve te tjera sociale.
Konferenca e Kombeve te Bashkuara mbi ndryshimin e Klimes mbajtur ne Kopenhagen ra dakord per te ndermarre veprimet e nevojshme lidhur me zvogelimin e vulnerabilitetit dhe mbrojtjen e mjedisit per vendet me pak te zhvilluara duke miratuar qe nje pjese e mire e fondit te Kopenhagenit per mjedisin dhe klimen, t'i dedikohet ketyre vendeve.
Gjithashtu, vendi im mbeshtet te gjitha nismat e komunitetit nderkombetar ne drejtim te mobilizimit te burimeve financiare, te cilat te perkthyera ne projekte zhvillimi nga secili vend, duhet te integrojne veprimet kombetare per te trajtuar varferine, ushqimin, krizen globale financiare dhe ndryshimin e klimes ne menyre te nderlidhur.
Te gjitha vendet anetare te OKB-se ndajne pergjegjesine per funksionimin e Organizates, si nje organ shumepalesh vendim-marres, qe na sherben duke zgjidhur ceshtjet globale. Kudo ku ka kriza, varferi, uri, semundje apo vuajtje, aty ne deshirojme ta shohim OKB-ne. Organizata jone duhet te jete ne gjendje te perballet me sfida dhe te qendroje ne lartesine e shpresave. Si depozituese e pothuajse te gjitha ceshtjeve madhore me te cilat perballet njerezimi, OKB-ja mbart njekohesisht edhe detyrimin per te gjetur dhe dhene zgjidhje ne perputhje me pritshmerine gjithnje e me te larte. Shqiperia shpreson ne angazhimin me efektiv te OKB-se, ne mbeshtetje te vendeve me pak te zhvilluara.
Klima dhe energjia jane midis ceshtjeve me te medha te kohes sone. Ato duhet te qendrojne ne krye te agjendes sone nderkombetare. Shqiperia e konsideron mjedisin si nje ceshtje vitale dhe eshte e angazhuar plotesisht te plotesoje te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga konventat nderkombetare. Sfida energjetike e Shqiperise lidhet ngushtesisht me rritjen e ekonomise, rritjen e popullsise, ngritjen e standardit te jeteses dhe plotesimin e aspirates sone drejt integrimit ne familjen evropiane. Per perballimin e ketyre sfidave, ne vendin tim jane ndermarre nje sere masash, si rritja e eficences se energjise, riparimi dhe modernizimi i infrastruktures energjetike, rritja e burimeve energjetike, duke ruajtur dhe permiresuar mjedisin, te cilat qendrojne ne bazen e programit per zhvillimin e vendit. Keshtu, nje nga objektivat tona eshte rritja e burimeve energjetike, kryesisht ato te rinovueshme.
Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne drejtim te plotesimit te Objektivave te Zhvillimit te Mijevjecarit (OZHM). Lufta kunder varferise, analfabetizmit, mortalitetit te femijeve, ndryshimit te klimes dhe permiresimit te shendetit te popullsise mbeten prioritete te shtetit tone. Cmimet ne rritje te karburantit, kriza e bukes dhe ngadalesimi i ekonomise globale, per shkak te krizes globale financiare, kane sjelle para nesh sfida te reja, me komplekse dhe te paparashikuara ne arritjen e OZHM. Shqiperia eshte prekur fare pak nga kriza ekonomike dhe financiare e viteve te fundit.
Vendi im synon te ule varferine dhe po perparon shpejt, nepermjet planeve konkrete, ne reduktimin e varferise absolute dhe ekstreme ne vend. Ne mendojme se ne platformen dhe programin e cdo qeverie te zgjedhur ne nje vend te lire, lufta kunder varferise duhet te perbeje qellimin me te pare te saj dhe kjo lufte eshte shumeplaneshe. Shqiperia ne periudhen 2008-10 ka nxjerre nga kufiri i varferise rreth 400 mije shqiptare. Ne besojme se antidoti absolut eshte punesimi dhe me tej arsimimi. Ne mendojme se zonat e varfra nuk dalin dot nga varferia, nese nuk aplikohet diskriminimi pozitiv i tyre, nepermjet zbatimit te nje pakete zhvillimi, me ane te se ciles t'u krijohet mundesi qytetareve te ndertojne nje jete normale, me dinjitet dhe jashte varferise.
Po punohet per permiresimin e jetes se te gjithe banoreve te vendit, dhe per sigurimin e rritjes ekonomike te qendrueshme, zhvillimin e qendrueshem dhe crrenjosjen e varferise dhe urise. Ne vazhdojme te punojme per konsolidimin e shtetit te se drejtes, nxitjen e transparences se vendim marrjes dhe rritjen e pergjegjshmerise ndaj qytetareve tane. Lufta ndaj fenomenit te korrupsionit dhe faktoreve qe e ushqejne ate, nxitja e konkurrences se lire ne ekonomi do te perbejne prioritete te shtetit tone ne vitet e ardhshme. Ne synojme te nxisim perpjekjet per persosjen e sistemit arsimor duke permiresuar treguesit sasiore dhe cilesore te tij dhe duke inkurajuar arritjen e barazise gjinore.
Ne ndjekim me shume motivim nje politike moderacioni ne rajon, duke vrojtuar me interes situaten politike dhe ekonomike te Ballkanit Perendimor. Deshiroj te sjell ne vemendjen tuaj edhe faktin se me keto sfida te perbashketa, po perballet sot dhe Republika e re e Kosoves. Miratimi i rezolutes konsensuale ne Asamblene e Pergjithshme te Organizates sone, qe mirepriti mendimin keshillimor te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi ligjshmerine e pavaresise se saj, e mbylli perfundimisht ceshtjen e statusit dhe integritetit te saj territorial. Ndaj, tani eshte koha qe kjo Republike e re te perkrahet, mbeshtetet dhe inkurajohet drejt rruges se saj te zhvillimit.
Me kete rast, deshiroj t'u bej nje thirrje te hapur te gjithe atyre vendeve qe nuk e kane njohur Republiken e Kosoves per ta njohur ate. Sot, Kosova eshte njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 75 vende anetare te Kombeve te Bashkuara. Ne besojme se realiteti i ri i krijuar ne Ballkanin Perendimor, me shtetin e pavarur te Kosoves, ka ndikuar pozitivisht ne forcimin e paqes dhe sigurise ne kete rajon, si edhe ne krijimin e nje fryme bashkepunimi e prosperiteti, jo vetem per Ballkanin, por edhe me gjere.
* Fjala e mbajtur dje ne konferencen e 4-t te Kombeve te Bashkuara mbi: "Vendet me pak te Zhvilluara"