Basha Fitorja ishte e merituar dhe e ligjshme

Dy muaj fiks pas betejës elektorale të 8 majit, Lulzim Basha festoi përpara kryeqytetasve në selinë e PD-së si kryebashkiak i Tiranës. Drejtuesi i ri i bashkisë më të madhe në vend e cilësoi fitoren në Tiranë të ligjshme dhe të merituar.
"Është një gëzim i ligjshëm, sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme, një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Gjatë kësaj fushate, kam dëgjuar me pasion zërin tuaj, dhe si Kryebashkiaku juaj i ardhshëm do ta filloj me pasion punën dhe do të vazhdoj t’ju dëgjoj"-tha Basha.
Rreth 250 mijë votuesve në Tiranë, Lulzim Basha iu drejtua me një mesazh mbi mënyrën sesi do të drejtojë Bashkinë e Tiranës.
"Ndryshimi nuk do të vijë brenda natës, por ai po vjen.Pavarësisht nëse keni votuar për mua apo jo, tani është koha të bashkohemi. Nëse luftojmë me njëri-tjetrin ne do të mbetemi në vend, po nëse punojmë së bashku mundësitë e asaj që mund të arrijmë së bashku nuk do të njohin kufi"-theksoi ai.
Kryetari i ri i bashkisë në fjalën e tij falenderoi mbështetësit e tij gjatë fushatës elektorale. Partia Demokratike rimerr drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas 11 vjetësh.
"Dua sot të falenderoj edhe njëherë, Kryetarin e Partisë Demokratike, Kryeministrin Sali Berisha për mbështjetjen e tij, të gjithë Partinë Demokratike, anëtarët e Parlamentit, drejtuesit e Partisë dhe të gjithë anëtarët e saj. Dua te falenderoj Aurelën dhe Dafinën, dhe te gjithë familjen time, për mbështjetjen dhe kujdesin e tyre gjatë gjithë kësaj fushate"-theksoi Basha.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e premte , 08 korrik 2011 )