E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e Gjirokastres sezoni I ri ne Shtepine e Ushtarakeve

Shtimi i numrit të maturantëve që kërkojnë të vijojnë studimet e larta në Universitetin “Eqerem Cabej”ne Gjirokastres është shoqëruar automatikisht me kërkesën për ambjente të reja pasi ekzistueset nuk mjaftojnë dhe mësimi zhvillohet me turne. Për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi Keshilli i Ministrave ka vendosur kalimin ne pronesi te Univesrsitetit të Shtepisë së Ushtarakëve e cila aktualisht nuk kryen asnje funksion. Sipas rektorit Gëzim Sala shtepia e ushtrakeve do te zgjidhe problemin e zhvillimit te mesimit për studentët e Ekonomikut.

“Risi me fillimin e vitit akademid për universitetin tonë është fakti që këto ditë Këshilli I Ministrave ka marrë vendimin përkatës për kalimin në pronësi të Universitetit dhe Ministrisë së Arsimit të Shtëpisë së Ushtarakëve, Gjirokastër. Ky vendim është shumë I rëndësishëm për faktin se kemi rreth 5 vjet që zhvillojmë mësim me dy turne dhe ne e zgjidhim përfundimisht problemin e mësimit I cili do të bëhet me një turn në sajë të investimeve që kemi ndërmend të bëjmë nga buxheti I shtetit dhe nga të ardhurat e universitetit tonë”- tha Sala.

Per vitin 2011-2012 ne auditoret e univesrsitetit Eqerem Cabej do te  ulen 20 perqind me shume studente se kete vit që sapo u mbyll.

Per vitin akademik 2011-2012 jane parashikuar 1.800 kuota ne 16 programe studimi ne sistemin e dites,700 kuota per master profesional per 11 programe studimi si dhe 120 kuota ne tre programe studimi per master te shkencave.Ndersa ne sistemin me kohe te pjesshem jane parashikuar 800 kuota ne 11 programe studimi.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›